Urodinamika, çfarë është dhe pse kryhet?

‍⚕️”URODINAMIKA” ose “CISTOMANOMETRIA” është një procedurë diagnostikuese e çrregullimeve në funksionimin e sistemit urinar të poshtëm (fshikëzës dhe uretrës).

Kur është e nevojshme te kryhet kjo procedurë?
❗️Kur pacienti ka alterime të dinamikes së urinimit
❗️Humbje urine të pavetëdijshme (Inkontinence urinare) – nga sforcimi(gjatë sforcove fizike, nga urgjenca: ne momentin e stimulimit per urinim, apo mikse (te dyja situatat e mesiperme te kombinuara).
❗️ Iperaktivitet apo ipoaktivitet detruzorial (shenja urgjence ne urinim)
❗️Vezika neurologjike (nga diabeti, Parkinson, skleroza multiple, dëmtimi i shtyllës kurrizore dhe kordës spinale, sindroma e filumit terminal)
❗️Prolapset e organeve gjenitale të brendshme tek femrat
❗️ Sindroma e dhimbjes kronike të organeve veziko-pelvike

Përse mjekët urologë ju rekomandojnë këtë procedurë kur ka indikacione të caktuara?

✅Per të vendosur diagnozën dhe gjetur terapinë më të mirë për tipin e patologjisë.
✅Monitorimin e follow-up gjate terapise farmakologjike
✅Perpara se te kryhet nje operacion per te korrigjuar inkontinencen dhe pas operacionit per te vertetuar rezultatin

Por cilat grupmosha mund ta kryejne këtë ekzaminim?
➡️Te gjithe grupmoshat (femije, gra e burra)

Si kryehet dhe kohezgjatja?
✅Procedura zgjat rreth 40-60 minuta. Pacientit i rekomandohet nga mjeku urolog të marre terapi antibiotike diten e analizes dhe deri dy dite pas saj.

☎️Kontakto departamentin e urologjisë në Salus: 0682053180 / www.salus.al