URETEROSKOPIA ME LAZER LITOTRIPSIK PËR TRAJTIMIN E GURËVE NË VESHKA.

Ureteroskopia me lazer litotripsik shërben për të thërrmuar gurët në veshka si dhe gurët që mund të mbesin në uretër. Në sajë të kësaj procedure, një rreze lazeri aplikohet në gur për ta thyer atë në copa më të vogla që do të kenë mundësi të dalin më lehtë.

Ditët kur për të zgjidhur problemet e gurëve në veshka realizoheshin ndërhyrje me prerje janë tanimë të largëta. Tanimë, me përjashtim të rasteve të jashtëzakonshme, gurët në veshka menaxhohen me metoda inovative si Litotripsia me valë Ekstrakorporeale, ESWL (një metodë ku valë tingujsh u drejtohen gurëve për t’i thërrmuar ata) apo në sajë të Ureteroskopisë.

Ureteroskopia përdoret kryesisht për gurët që nuk arrijnë të dalin dhe për këtë arsye ngelin në uretër, tubi që lidh veshkën me fshikëzën. Një ureteroskop është një ‘skop’ shumë i hollë,i ngurtë ose fleksibël, që i lejon Urologët të shkojnë deri në uretër tek guri dhe ta shohin atë në një video monitor në sajë të fibrave optike. Këtu, në vend që të përdoren valët e zërit si burim energjie për të thërrmuar gurin gradualisht, ureteroskopia përdor pulsin e energjisë të një rrezeje lazeri, të aplikuar direkt në gur, për ta copëtuar atë në copa tepër të vogla. Ureteroskopia është kështu më e drejtpërdrejtë dhe për këtë arsye më e suksesshme se ESWL e lë më pak fragmente të mbetura të gurit për të kaluar.

Uretoroskopia me Lazer Litotripsik

Shpesh pacienti ka një zgjedhje midis ESWL dhe ureteroskopisë. ESWL përdoret më tepër për gurët në veshka, ndërsa ureteroskopia më shpesh përdoret për gurët uretral, megjithatë kjo mbetet një zgjedhje relative. Pacientët shpesh preferojnë ESWL pasi është më pak invazive sepse nuk vendoset një ‘skop’ apo një stent në fshikëzën e pacientit. Sidoqoftë, nëse krahasohen të dyja, për shkak të ndryshimit në rezultatin përfundimtar, pacientët shpesh zgjedhin uteroskopinë sepse rezultati final është më efikas. Ndonjëherë, gurë të caktuar kërkojnë më shumë se një procedurë, ose një kombinim të procedurave.

STENTIMI

Stentët janë tuba plastikë të përkohshëm, që futen në uretër nga fshikëza në veshkë. Qëllimi i tyre është të mbajnë ureterin të hapur pas trajtimit të një guri në mënyrë që urina të rrjedhë, dhe të lejojnë që edema dhe inflamacioni i pranishëm për shkak të gurit dhe si rezultat i trajtimit të gurit të kalojë. Një stent vendoset pas përfundimit të procedurës ndërsa pacienti është ende në gjumë, dhe hiqet zakonisht në javën që pason me një procedure tepër të shpejtë. Stenti është tërësisht në brendësi dhe nuk mund të shihet.

Stentet zakonisht tolerohen shumë lehtë nga trupi. 80% e pacientëve raportojnë vetëm acarim shumë të lehtë të fshikëzës, dhimbje të lehta të ijeve gjatë urinimit dhe shohin pak gjak në urinën e tyre. Të gjitha këto shenja dhe simptoma janë krejtësisht normale dhe do të kalojnë me heqjen e stentit. 15% mund të kenë më shumë ankesa që i atribuohen stentit, të tilla si dhimbje të moderuar të barkut, ndoshta kapsllëk dhe më shumë simptoma të irritimit të fshikëzës. Jo më shumë se 5% e pacientëve megjithatë do t’I ndiejnë më shumë simptomat, duke mos patur mundësi kështu të punojnë apo operojnë normalisht. Në këto raste heqja e stentit bëhet më herët.

RREZIQET E URETEROSKOPISË

Ureteroskopia është një procedurë e sigurt, që kryhet zakonisht në një mjedis të qendrës kirurgjikale ambulatore. Rreziqet natyrshëm përfshijnë dhimbjen, infeksionin dhe gjakderdhjen. Rreziqe shumë të rralla janë perforimi ose dëmtimi i ureterit, ose shenjat e mëvonshme. E vetmja simptomë shqetësuese pas ndërhyrjes mund të jenë ethet pasi ato mund të shkaktojnë bakteremi (baktere në qarkullimin e gjakut) dhe madje edhe sepsis. Në kushte të tilla duhet të pacienti duhet të paraqitet menjëherë pranë urgjencës.