Ulçerat, pse shkaktohen dhe cilat janë rreziqet?

Ulcera

Ulçera në stomak është një plagë e brendshme ose mungesë e indit. Vendi kryesor i lokalizimit të ulçerës është bulbi i duodenit. Ajo konsiderohet si sëmundje beninje, por nese lihet e patrajtuar mund të sjellë komplakcione të rënda si:

– hemorragjia

– perforacioni (shpimi i murit tejpërtej të zorrës)

– stenoza (bllokimi i rrugës së kalimit të zorrës)

Mbi ulçerën duhen marrë gjithmonë biopsi sepse mund të rezultojë edhe malinje.

2 shkaktarët kryesorë të formimit të ulçerës janë:

– heliobaker pylori (mikrob që popullon mukozën e stomakut)

– përdorimi i anti-inflamatorëve jo-steroid (si ibuprofeni, aspirina etj.), por pa harruar edhe fakton e trashëgimisë.

Trajtimi i ulçrës fillon me diagnostikimin tëk mjeku gastroenterolog, nëpërmjet endoskopisë, ku përcaktohen edhe format e trajtimit apo hapat e mëtejshëm për tu ndjekur.

Departamenti i Gastroenterologjisë: +355 68 20 53 180 / www.salus.al / [email protected]