TURP – Rezeksioni trans-uretral i prostatës

‍⚕️ TURP – Rezeksioni trans-uretral i prostatës është një procedurë kirurgjikale me anë të së cilës prostata hiqet pjesërisht, tek meshkujt me hipertrofi beninje të prostatës dhe me probleme urinare të shoqëruara.

➡️Mjeti i përdorur për operacionin është resektoskopi; e pajisur me një dritë, një aparat fotografik dhe një pjesë përmes së cilës rrjedh rrymë elektrike. Resektoskopi kalohet në prostatë, përmes penisit.

➡️Prostata (ose gjëndra e prostatës) sekreton një lëng të veçantë të quajtur lëng prostatik, i cili, duke u përzier me sekrecione të tjera përbën lëngun seminal (ose spermën).
Lëngu prostatik është me rëndësi jetike për spermatozoidët sepse garanton ushqimin e tyre, mbrojtjen dhe rritjen e lëvizshmërisë.

➡️Kur flasim për hipertrofinë beninje të prostatës ose zmadhimin e prostatës i referohemi një zgjerimi vëllimor të prostatës me natyrë jo kanceroze. Zmadhimi vjen për shkak të një përhapje qelizore të indeve të prostatës, por pa karakteristikat që karakterizojnë një tumor malinj.
Hipertrofia beninje e prostatës është një ndryshim i lidhur me moshën.

➡️Kërkoni ndihmën e një mjeku urolog nëse hipertrofia beninje e prostatës shkakton kompresim kundër uretrës, e cila mund të shkaktojë probleme urinare. Nëse keni këto simptoma:

❗️Nevojë e shpeshtë dhe urgjente për të urinuar
❗️Vështirësi në fillimin e urinimit
❗️Urinim i ngadaltë dhe i zgjatur
❗️Ndjesia e moszbrazjes së fshikëzës

Kjo patologji mund të shkaktojë:
❗️Infeksione të përsëritura të traktit urinar
❗️Dëmtimi i fshikëzës së urinës ose veshkave
❗️Inkontinencën urinare
❗️Praninë e gjakut në urinë

☎️Kontakto departamentin e urologjisë në Salus: 0682053180 / www.salus.al