Tumoret kolorektale

Tumori i kolorektalit ose sic njihet ndryshe Tumori në Zorrën e Trashë është një prej tumoreve më të shpeshta, si tek meshkujt, ashtu edhe tek femrat. Është shkaku i dytë i vdekshmërisë prej tumoreve tek të dyja gjinitë.

➡️Sipas specialistëve, shkaku i tumorit të kolorektalit mendohet të jenë disa faktorë si: dieta e varfër me fibra dhe e pasur me yndyrna shtazore dhe mish. Proçeset inflamatore dhepolipet adenomatoze mund të favorizojnë shfaqjen e tij. Faktorët gjenetikë dhe duhani mund të luajnë rol favorizues në shfaqjen e kësaj patologjie.

➡️Inçidenca e tumorit të kolorektalit është rritur në vendet e zhvilluara perëndimore si SHBA, Kanada, Gjermani. Raporti është 5 banor të prekur në 100.000 banorë.

➡️Parandalimi i këtij tumori, nga njëra anë lidhet me ndryshimin e stilit të jetës dhe nga ana tjetër me mundësinë e parandalimit nëpërmjet heqjes së lezioneve (polipëve). Tek një tjetër kategori njerëzish, ku rrezikshmëria është veçanërisht e lartë, është e domosdoshme kryerja e kontrolleve endoskopike. ➡️Duke konfirmuar nevojën e kolonoskopisë si mjet parandalues dhe trajtues të lezioneve prekancerogjene, në Spitalin Salus, realizohen analiza specifike diagnostikuese. Tek individët të cilët janë mbi 50 vjeç, këshillohet përsëritja e kolonoskopisë për çdo 10 vjet.

Per kontrolle parandaluese kontakto repartin e Gastroenterologjise 042390500 / 0682053180