Tromboza e venave të syrit në gjuhën mjekësore quhet Inoclusioni i venes centrale të retinës, është një gjendje ku vena kryesore e cila drenon gjakun nga retina bllokohet.
Simptomat e kësaj sëmundjeje fillojnë nga me e pakta si shtrembërim imazhi, deri në ulje të theksuar të shikimit/gati verbim.
Një komplikacion shumë i rëndë është glaukoma neovasculare, me ene gjaku të reja dhe tension të lartë me dhimbje të forta dhe hemorragji në sy.
Por cili është shkaku i kësaj sëmundjeje? Shkaku kryesor është tensioni i lartë dhe diabeti por ndonjëherë nuk ka një shkak të mirëpërcaktuar.
Diagnoza e kësaj patologjie bëhet me ekzaminim fundusi dhe skaner OCT ku mjekët okulistë shohin enjtjen e qendrës së shikimit, ose edemën makulare.
Trajtimi për këtë patologji fillon me terapinë, injeksionet intravitrale, anti VGEF etj.
Rezultatet janë më të mira nëse kjo sëmundje zbulohet sa më shpejt!
Kontrollohu dhe parandalo!
Rezervo një vizitë me mjekët tanë okulistë në numrin 0682053180 / www.salus.al
.
.
.
.
#salus #trombozaevenavetesyrit #retina #salusspital #mjekokulist