Trajtimi në traumatologjinë sportive, në SALUS.

🔹Diagnostikimi është hapi i parë në trajtimin e traumatologjisë sportive ku pas konsultës me mjekun zakonisht rekomandohet kryerja e ekzaminimeve radiografike dhe imazherike.

🔹Në varësi të shkallës të dëmtimit, mjeku rekomandon mjekimet me anti-inflamatorë dhe masat konservative si vendosja e akullit, regjim qetësie, imobilizimi me kinezotaping dhe suportet imobilizuese në varësi të patologjive. Në rastet kur këto nuk janë të mjaftueshme, merret në konsideratë kirurgjia.
Në Salus përdoren teknikat më të fundit të kirurgjisë mini-invazive e endoskopike për trajtimin e traumave sportive që krijojnë mundësi për një rekuperim të shpejtë dhe ulin drastikisht shanset për komplikacione.

🔹Rehabilitimi është procesi përmbyllës i procedurës. Kombinimi i teknikave të avancuara të fizioterapisë të mundësuara nga specialistët tanë ju ndihmon t’i riktheheni në një kohë sa më të shkurtër aktivitetit!

🔹Sporti është një mik i çmuar i jetës për cdo moshë. Ndihmon të qëndrojmë në formë trupore, të kemi shëndet të mirë si dhe të ngadalësojmë plakjen. Megjithatë, çdo formë sporti shoqërohet me riskun e dëmtimeve sportive që janë jo domosdoshmërisht të lidhura me çarjet, goditjet apo thyerjet. Shpesh përballemi me tërheqje të gabuara të tendinave, muskujve apo ligamenteve që me kohën mund të sjellin diskomfort dhe dhimbje deri në pezullim të aktiviteteve sportive.

Dëmtimet e kyçeve janë patologjitë më shpesh të hasura në traumatologjinë sportive. Në 70% të rasteve dëmtimet hasen në këmbë dhe 1 në 5 pacientë vuajnë nga dhimbjet në krahë e shpatull.

Patologjitë më shpesh të hasura në traumatologjinë sportive janë:

🔹Në zonën e gjurit:
– këputje e ligamentit
– carje e meniskut
– dëmtim i tendinave
– luksacion i patelës (zhvendosje e kupës të gjurit)

🔹Në shpatull:
– luksacion i shpatullës
– instabiliteti i shpatullës
– tendinopatia e supraspinatit
– dëmtimi i kufjes të rotatorëve

🔹Në kavilje:
– Distorsion
– dislokacion
– dëmtimi e ligamentit
– rupturë e tendinës të akilit

📥Për të rezervuar konsulten ose për më tepër informacion na shkruani ose kontaktoni në numrat e telefonit:
+355 682053180
+355 4 23 90 500
www.salus.al
➕Salus, spitali yt!