Trajtimi Kirurgjikal i thyerjes se kockave

Frakturat, ose e thënë ndryshe thyerjet e kockave shpesh ndodhin për shkak të traumave që shkaktohen nga lezione sportive, aksidente rrugore apo rrëzime. Por, mund të shkaktohen edhe nga pamjaftueshmëria e densitetit të kockës, osteoporoza apo patologji që dobësojnë kockat. Në rastet kur dyshoni për një frakturë duhet të kërkoni patjetër ndihmën mjekësore.

Mes simptomave më të zakonshme të frakturave janë dhimbje, ënjtje, deformim. Thyerja e kockës në përgjithësi kalon në këto faza:

-Në fillim dëgjohet një zhurmë karakteristike në momentin që verifikohet trauma. Shfaqet ënjtja dhe dhimbja në zonën e dëmtuar.
-Dhimbja rritet në rast presioni apo prekjeje. Pjesa e dëmtuar mund të duket e deformuar, ndërsa në rastet e thyerjeve të rënda kocka del nga lëkura (fraktura e ekspozuar).
-Për shkak të gjendjes së shok-ut nga fraktura mund të ketë marrje mendsh, gjendje të fikti dhe të vjella.

👨‍⚕️Prof. Dr. Vincenzo Di Placido, ortoped italian i specializuar në ndërhyrje artroskopike të gjurit, shpatullës, në ndërhyrje protezike të gjurit dhe protezë koksofemorale e ortopedi sportive ka kryer mbi 3000 ndërhyrje kirurgjikale protezike dhe mbi 2500 ndërhyrje kirurgjikale artroskopike ortopedike.

📥Për të rezervuar konsultën ose për më tepër informacion na shkruani ose kontaktoni në numrat e telefonit:

📲+355 682053180 / + 42390500
📍Adresa: Rruga Vidhe Gjata 16, Tiranë
🌐www.salus.al
➕𝐒𝐚𝐥𝐮𝐬, 𝐬𝐩𝐢𝐭𝐚𝐥𝐢 𝐲𝐭