Trajtimi i gurëve ne uretër në Spitalin Salus

Gurët në uretër formohen nga kristalet e pranishme në urinë. Kur gurët rriten në madhësi, ato mund të ndalojnë rrjedhën normale të urinës.

Gjendja në fjalë, njihet si “kolika renale” dhe shpesh shoqërohet me dhimbje të forta.

Metodat që mund të përdoren për trajtim janë:

• Konsumimi i ujit.

• Farmakoterapia.

• ESWL.

• Ureteroskopia e litotripsia lazer.

• Ndërhyrja kirurgjikale.

Trajtimi përcaktohet nga madhësia, pozicioni dhe natyra e gurëve si dhe nga simptomat dhe gjendja shëndetësore e përgjithshme e pacientit.

Nëse keni simptoma si pasojë e gurëve në uretër është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun.

Dr. Claudio Milani, mjek urolog i ekselencës me një eksperiencë shumëvjeçare, pret në Spitalin Salus të gjithë pacientët që vuajnë nga patologjitë urologjike. Ai ka trajtuar me sukses shumë pacientë dhe i ka ndihmuar që të rifitojnë shëndetin e plotë dhe të përmirësojnë cilësinë e jetës së tyre.

👉🏼Për të rezervuar një orar, ose për më tepër informacion kontaktoni në numrat e telefonit:

📲+355 682053180 / +355 42390500

📍Adresa: Rruga Vidhe Gjata 16, Tiranë

🌐www.salus.al