Trajtimi i anemisë në Spitalin Salus

 ‍⚕️Ndjeheni gjithnjë të lodhur, keni dobësi, lëkurë të zbehtë ose të verdhë shoqëruar me dhimbje koke, marrammendje të pa shpjegueshme? Mbase keni mungesë të hekurit në gjak ose mungesë të vitaminës B-12, si pasojë e një anemie.

 Lodhja ka shumë shkaqe përveç anemisë, prandaj mos supozoni se nëse jeni të lodhur duhet të jeni anemik.

 Anemia është një patologji që shoqërohet me nivel të ulët të hemoglobinës në qelizat e kuqe të gjakut. Hekuri në molekulën e hemoglobinës rregullon oksigjenin në mushkëri dhe e liron atë në indet ku oksigjeni gjeneron energji për trupin. Anemia mund t’ju bëjë të ndiheni të lodhur dhe të dobët.

 ‍⚕️Ka shumë forma të anemisë, secila me karakteristikat e veçanta. Anemia mund të jetë e përkohshme ose afatgjate dhe mund të ketë pasoja të rënda nëse nuk trajtohet në kohë. Konsultoni menjëherë mjekun nëse dyshoni se mund të keni anemi, pasi mund të jetë një shenjë paralajmëruese e shumë sëmundjeve të tjera.

Ju mund të jeni në gjendje të parandaloni disa lloje të anemisë mbajtur një dietë të shëndetshme dhe të pasur.

Simptomat e anemisë:

▶️Lodhje
▶️Dobësi
▶️Lëkura e zbehtë ose e verdhë
▶️Çrregullime të zemrës
▶️Frymëmarrje jo e rregullt
▶️Marramendje
▶️Dhimbje gjoksi
▶️Duar dhe këmbë të ftohta
▶️Dhimbje koke

Në fillim, anemia mund të mos vihet re. Por simptomat mund të përkeqësohen. Kryeni një vizitë me mjekun hematolog nëse jeni të lodhur për arsye të pashpjegueshme.

 ‍⚕️Dr. Francesco Torzelli, mjek hematolog italian është diplomuar për Mjekësi dhe Kirurgji në vitin 1991, në Universitetin ‘’La Sapienza’’ (Romë) dhe specializuar në degën e Hematologjisë e alergologjisë klinike dhe imunologjisë, në mjekësinë e brendshme dhe patologjinë klinike.

➡️Nga viti 1988-1992, ai ka punuar në Klinikën e Mjekësore të Pol. Umberto I ° të Universitetit La Sapienza të Romës dhe klinikat e shërbimit të Fiziopatologjisë respiratore të të njëjtit Institut, duke kryer testet e funksionit të frymëmarrjes dhe mostrat arteriale për analizën e gazit të gjakut.

➡️Si pjesë e veprimtarive mësimore dhe trajnuese Dr. Torcelli mori pjesë në Shërbimin Special të Imunologjisë Klinike dhe Alerologjisë, të Klinikës Mjekësore Umberto (Romë).

✅Për të lënë një orar vizite me Dr. Torzelli kontakto 0682053180

➕Salus, spitali yt!
.
.
.
.
#hematolog#alergolog#torzelli#mjekitalian#spitalititalian#