Trajtimi i alergjisë me “Imunoterapi Alergen Specifike”


👩‍⚕️Trajtimi i alergjisë me “Imunoterapi Alergen Specifike”.
Pluhurat e shtëpisë(akarienet), polenet e barërave, shkurreve dhe pemëve, sporet e mykrave, epileteli i kafsheve, janë alergenë ajrorë që pasi hyjnë nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes (hundës) të një personi alergjik ndaj tyre shkaktojnë patologji si Riniti Alergjik dhe Asthma Bronkiale.

Disa nga këto grupe alergenësh janë te pranishëm në ajër gjatë gjithë vitit ndërsa polenet janë të pranishëm në ajër sapo fillon pranvera. Pacientët alergjikë ndaj tyre përjetojnë simptoma si:

👉Tështima të shpeshta
👉Bllokim, rrjedhje të ujshme, skuqje dhe kruarje të hundës
👉Lotim, skuqje dhe kruarje të syve
👉Kollë dhe kruarje të fytit
👉Vështirësi në frymëmarrje
👉Zhurma në kraharor
👉Vështirësi në përqëndrim
👉Lodhje

Trajtimi i këtyre patologjive bëhet nëpëmjet marrjes së medikamenteve antialergjike gjatë gjithë periudhës së polenizimit në rastin kur shkaktarë janë polenet dhe më gjatë kur shkaktarë të shqetësimeve janë alergenë të tjerë që janë të pranishëm në ambjentet tona gjatë gjithë vitit. Këto medikamente mbajnë nën kontroll simptomat e shkaktuara nga kontakti me alergenët por nuk trajtojnë definitivisht ndjeshmërinë ndaj tyre.

🧪Për trajtimin definitiv të kësaj ndjeshmërie përdoret “Imunoterapia Alergen Specifike” e cila nëpërmjet disa injeksioneve të njëpasnjëshme bën të mundur ndryshimin e sistemit imunitar të personit të ndjeshëm ndaj alergenëve, bën uljen e ndjeshmërisë ndaj tyre, gjithashtu parandalon përkeqësimin e sëmundjes deri ne Asthma Bronkiale.

➡️Trajtimi me vaksina (Imunoterapi Alergen Specifike) është një trajtim i gjatë prej 3-5 vite. Nëse pacienti vendos të kryejë këtë trajtim duhet të jetë rigoroz në kryerjen e vazhdueshme te tij. Këto injeksione janë të përmuajshme përgjatë 3-5 viteve.

➡️Së fundmi për alergjinë ndaj poleneve Imunoterapia është me vetem 4-6 injeksione dhe trajtimi konsiderohet i kryer për një vit. Ky trajtim fillon në periudhën Janar-Shkurt dhe përfundon në muajin Mars, përpara se të fillojë periudha e polenizimit.

☎️Kontakto departamentin e Alergologjisë: +355682053180 / www.salus.al

TË TJERA