Varësia, një problem që rëndon mbi shoqërin tonë, zgjidhja për të cilën shpesh duket si një tunel me fund të errët. Një sëmundje që vret trupin, mendjen e shpirtin e vartësve dhe të më të dashurve të tyre.
Në Salus kemi ndezur një dritë; një program rehabilitimi të mirëmenduar, një mundësi të dytë për këdo duket se ka humbur rrugën drejt vetvetes.
Procesi nis me diagnostikimin, analiza e konsulta me mjekë profesionistë: psikolog, toksikolog e psikiatër që do të përcaktojnë rrugën e trajtimit.
Më pas, sipas sugjerimit të mjekut realizohet hospitalizimi ku pacienti i nënshtrohet një terapie intensive rehabilituese që konsiston në: këshillim individual me specialistët, këshillim e rekreacion në grup, detoksifikim i organizmit , etj. ku trajtohen paralelisht të gjitha problemet e lidhura me varësinë për një rezultat sa më efektiv.
Pas hospitalizimit kryhet monitorimi i pacientit , ai realizon konsulta të vazhdueshme me specialistët deri në momentin kur vlerësohet që është trajtuar përfundimisht varësia.
Paketa për Vlerësimin dhe Trajtim e varësisë patologjike:
– Konsulta Psikologjike
– Konsulta Psikiatrike
– Konsulta Neurologjike
– Konsulta Toksikologjike
– Analizë Gjak Komplet
– Analizë Multidrug
– Analizë AST/ALT
– Analizë Gama GT
