Është një nga sëmundjet më të shpeshta të fëmijërisë sidomos rreth moshës 5-6 vjeç. Poshtë moshës 3 vjeç dhe mbi 50 shihet rrallë.
Shkaktarët kryesorë janë mikroorganizma patogjenë si stafilokoke, streptokoke, pneumokoke etj. Bajamet janë të ekspozuara ndaj inflamacionit, përgjithësisht të një natyre virale, më rrallë bakteriale, me përhapje të njëtrajtshme dhe me dhimbje referuar në fyt dhe në disa raste edhe në vesh.
Adenovirus dhe Rhinovirus janë viruset më shpesh përgjegjës për inflamacionin, ndërsa në mesin e baktereve, familja Streptococcus është më së shpeshti përgjegjëse për bajamet.
Shenjat e para
➡️Rritje të temperaturës papritur dhe me ethe.
➡️Temperatura mund të shkojë deri në 39 gradë.
➡️Ka dhimbje të fytit dhe si pasojë e prekjes prej inflamacionit edhe të muskujve të fytit vihet re dhe vështirësi në gëlltitje.
➡️Shoqërohet me dhimbje koke, këputje, dhimbje kyçesh. ➡️Tek fëmijët mund të shkaktojë edhe dhimbje barku e të vjella.
➡️Mund të shkaktojë dhimbje veshi dhe inflmacionin e këtij organi (otitis media).
➡️Gjithashtu mund të vihen re edhe lenfadenopati të dhimbshme (enjtje të gjendrave).
Diagnostikimi
Diagnoza vendoset me vizitën e bërë nga mjeku.
Mund të ketë edhe eksuda mbi bajame (qelbëzim).
Si test diagnostikues përdoret mbjellja (kultura) e fytit.
ℹ️✅Trajtimi: Me medikamente / Me nderhyrje
Kirurgjia për të hequr bajamet është një proçedurë e zakonshme për trajtimin e bajameve, e cila zakonisht kryhet vetëm kur tonsiliti ndodh shpesh, nuk i përgjigjet trajtimeve të tjera ose shkakton komplikacione serioze.
☎️ Spitali SALUS – Vizita dhe Nderhyrje
Kontakt: 042390500 / 0682053180