️ Tomografia me koherencë optike – OCT është një teknikë inovative e imazheve, e cila “merr” fotografi me rezolucion të lartë të strukturave të retinës, duke dhënë informacion mbi trashësinë, anatomine dhe marrëdhënien ndërmjet shtresave të ndryshme te retines.
❓Për çfarë është ajo?
Tomografia me koherencë optike është një ekzaminim joinvaziv i imazhit diagnostik që shfrytezon nje gjatesi te caktuar te vales se drites për të skanuar retinën, duke e ndarë atë në seksione (ashtu si çdo tomografi ose skaner). Kompjuteri pastaj i perpunon kthen një sërë imazhe në rezolucion të lartë.
Ekzaminimi lejon, në veçanti, të studiojë në detaje zonen makulare dhe papilën e nervit optik.
Skanimet kryhen përgjithësisht për të gjitha sëmundjet që prekin retinën, duke përfshirë degjenerimin makular senil (AMD), glaukoma, CRVO , CRAO *oklusionet venoze dhe arteriale (te vasave retinale dhe retinopatia diabetike).
▶️Departamenti i Okulistikës në Salus kryen egzaminime të specializuara okulistike dhe ndërhyrje specifike për:
– patologji të retinës
– glaukomën
– katarakte
– strabizmin
– degjeneracione maculare
☎️Për të lënë takimin tuaj me departamentin tonë të Okulistikës, kontaktoni në 042390500 / 0682053180