TESTO PARANDALO

Kanceri i qafës së mitrës është një sëmundje tërësisht e parandalueshme e megjithatë, ai mbetet shkak i rëndësishëm i vdekjes nga kanceri tek gratë në mbarë botën.

Shkaku kryesor i gjendjes prekanceroze dhe kancerit të qafës së mitrës është infeksioni i vazhdueshëm ose kronik me një ose më shumë tipe virusi të papilomës humane (HPV). Diçka kjo tërësisht e parandalueshme nëse zbatohen politikat e duhura të parandalimit.

HPV është infeksioni më i zakonshëm që merret gjatë marrëdhënieve seksuale, zakonisht në fillimet e jetës seksuale. Në shumicën e grave dhe burrave që infektohen me HPV, këto infeksione zhduken vetvetiu. Një pakicë e infeksioneve HPV vazhdojnë të qëndrojnë, te gratë kjo mund të çojë në fazën prekanceroze të qafës së mitrës, që nëse nuk trajtohet, mund të përparojë në kancer.

Dr. Carmelo Pozzo, do jetë në Salus për të kryer vizita onkologjike! Dr. Pozzo është mjek onkolog italian me mbi 25 vite eksperiencë në trajtimin e pacientëve të prekur nga tumoret malinje dhe beninje në faza të ndryshme të sëmundjes.

Kujdesuni për shëndetin tuaj para se të jetë tepër vonë, duke telefonuar tani në numrat e kontaktit që ilustrohen në vijim për të rezervuar një orar me Dr. Carmelo Pozzo.

📲+355 682053180 / +355 42390500

📍Adresa: Rruga Vidhe Gjata 16, Tiranë

🌐www.salus.al