Termat që duhet të njihni rreth Kancerit të Gjirit.

🎀 𝗠𝗮𝗺𝗼𝗴𝗿𝗮𝗳𝗶𝗮🎀 – është proçedura që përdor rrezatimin X për vlerësimin e strukturës dhe përmbajtjes së gjirit duke zbuluar formacione dhe mikrokalçifikime për Kancerin e Gjirit. Rekomandohet te kryhet te grate mbi 40 vjec.
🎀 𝗠𝗥𝗜 𝗚𝗝𝗜𝗥𝗜🎀 – referohet për të vlerësuar stadin e shtrirjes së kancerit të gjirit dhe për të depistuar kancerin e gjirit tek gratë që mendohet se kanë një rrezik të lartë të shfaqjes se sëmundjes.
🎀𝗘𝗸𝗼 𝗲 𝗴𝗷𝗶𝗿𝗶 🎀 – është një procedure jo invazive, e sigurt, që nuk përdor rrezatim X për të prodhuar imazhe të strukturës së brëndshme të gjirit dhe që ndihmon në diagnostikimin e noduseve të gjirit.
𝐊𝐨𝐧𝐬𝐮𝐥𝐭𝐞 𝐦𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐨𝐥𝐨𝐠𝐮𝐧- mjeku i specializuar ne kirurgji te gjirit, me fokus te vecante ndaj tumoreve qe perfshijne kete pjese te trupit te femres
𝐕𝐞𝐭ë-𝐞𝐤𝐳𝐚𝐦𝐢𝐧𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐠𝐣𝐢𝐫𝐢𝐭 – është ekzaminimi manual dhe vezhgimi i indeve të gjirit tuaj nëpërmjet palpimit të tij. Koha më e mirë është një javë pas përfundimit të cilkit menstrual.
𝗥𝗮𝗱𝗶𝗼𝘁𝗲𝗿𝗮𝗽𝗶𝗮 – Terapia me rrezatim për kancerin e gjirit përdor rreze X me energji të lartë, protone ose grimca të tjera për të sulmuar qelizat e kancerit.
𝗞𝗶𝗿𝘂𝗿𝗴𝗷𝗶𝗮 𝗲 𝗴𝗷𝗶𝗿𝗶𝘁 – Zgjedhja e parë në kanceret e gjirit te diagnostikuar në fazën e hershme është kirurgjia. Ketu perfshihet kirurgjia konservative e gjirit dhe Mastektomia radikale.
𝗦𝗲𝗸𝗿𝗲𝗰𝗶𝗼𝗻𝗲 𝘁ë 𝗴𝗷𝗶𝗿𝗶𝘁 – Këto sekrecione mund të vijne nga njëri ose të dy gjinjtë dhe zakonisht shfaqen në sasi të vogla me ngjyre te bardhë, te verdhë, te gjelbër ose e kaltër/e zezë.
𝗘𝗻𝗷𝘁𝗷𝗲, 𝗲𝘃𝗶𝗱𝗲𝗻𝘁𝗶𝗺𝗶 𝗺𝗲 𝗽𝗿𝗲𝗸𝗷𝗲 – Ekzaminimi fizik i gjirit mund të ndahet në tre faza: inspektimi, palpimi dhe ekzaminimi i nyjeve limfatike.
𝗔𝗻𝗮𝗹𝗶𝘇𝗮𝘁 𝗴𝗷𝗲𝗻𝗲𝘁𝗶𝗸𝗲 – rreth 90% rasteve të kancerit të gjirit zhvillohen si pasojë e mutacionave somatike, të cilat ndodhin përgjatë jetës. Një pjesë tjetër ndodh në persona me një mutacion të trashëguar, siç janë ato të gjeneve BRCA1 dhe BRCA2.
𝗧𝗲𝗿𝗮𝗽𝗶𝗮 𝗵𝗼𝗿𝗺𝗼𝗻𝗮𝗹𝗲- Terapia hormonale (ose terapi endokrine) ngadalëson ose ndalon rritjen e tumoreve të ndjeshme ndaj hormoneve (estrogjen,progesteron). Termat

Shpërndaje:

Abonohu

Për të marr me email artikuj të ngjashëm