Terapia në çift.

➡️💑Terapia në çift është një ndërhyrje që synon të ndihmojë bashkëshortët / bashkëjetuesit në vështirësi për të kapërcyer momentet kritike që hasin gjatë udhëtimit të tyre së bashku. Shpesh njerëzit vendosin të kërkojnë një ndërhyrje në çift, kur mendojnë se marrëdhënia e tyre nuk mund të mbijetojë .

➡️💑Çdo çift jeton fazat e tij, nga dashuria deri tek zhgënjimi. Vështirësitë e hasura mund të jenë të llojeve të ndryshme në varësi të fazës së ciklit jetësor të çiftit (çift pa fëmijë, lindja e fëmijës së parë, rritja dhe shkëputja nga fëmijët, vështirësi në komunikim, ndryshime në metodat e prindërimit , konflikte, tradhëti, ndarje etj.)

Qëllimet e terapisë së çifteve:
✅Qëllimet që duhet të arrihen përmes terapisë në çift varen gjithmonë nga lloji dhe kohezgjatja e problemit, por ato me kryesoret jane;

➡️Komunikim i mirë dhe hapje për dialog në marrëdhënie. Në fakt, shprehja e ndjenjave është shumë e rëndësishme për të shmangur pasiguritë, depresionin ose vetëvlerësimin e ulët.

➡️Përmirësimi i marrëdhënies me gjeste të vogla, është thelbësore për ta bërë partnerin tënd të ndjehet i dëshiruar dhe i sigurt për ndjenjat e tua.

➡️Asnjëherë nuk është vonë … Në fakt, përmes një rrugë të vlefshme terapeutike, çiftet në krizë mund të gjejnë ekuilibrin e tyre dhe të përmirësojnë marrëdhëniet e tyre në mënyrë të konsiderueshme.

❤️Është e rëndësishme që të dy partnerët të kenë dëshirë të marrin pjesë në seanca dhe të jenë vërtet të motivuar, përndryshe nëse nuk ka bashkëpunim nga njëri prej tyre, terapia në çifte nuk funksionon.

☎️Rezervoni një orar me Psikologen Enkelana Lekli ne numrin 0682053180

TË TJERA

Sëmundja e Celiakisë

👉❓Celiakia është një sëmundje imunomediate, në persona gjenetikisht të predispozuar, që shfaqet me gëlltitjen e glutenit duke shkaktuar një sindromë nga keqpërthithja me simptoma intestinale

Lexo më shumë »