Terapia e grupit është një formë e psikoterapisë e cila kryhet në praninë e disa individëve.
U zhvillua për herë të parë gjatë viteve 1900 dhe përdoret akoma edhe sot në mënyra dhe forma të ndryshme të përbërë nga njerëz që kanë problematika të ngjashme të cilët kanë si qëllim të bashkohen për mbështetje reciproke dhe për të gjetur mënyra të reja për të përballuar vështirësitë e jetës. Marrëdhëniet që krijohen në grup i shërbejnë individit për të treguar përvojat e tij në grup dhe gjithashtu të jetë në gjendje që nëpërmjet përvojave të të tjerëve të gjejë veteveten.
Përpos terapisë individuale, terapia e grupit është një nga format e terapisë më efikase që përdoret sot në të gjithë botën për trajtimin e pacientëve që kanë problematike me varësine nga lëndët narkotike, alkooli dhe lojrat e fatit.Dr. Enkelana Lekli, psikologe klinike e diplomuar në Bergamo të Italisë, me eksperiencë në fushën e varësise nga alkooli, lëndët narkotike, lojrat e fatit, terapisë indivuale për çrregullime si ankthi, depresioni, humori, terapi grupi, ndërmjetësim dhe terapi për çiftet në krizë si edhe mbështetje psikologjike për fëmijët e tyre, asistencë/suport psikologjik për pacientet terminal dhe familjaret e tyre.