Stres testi në Salus

‍⚕️❤️Metoda më e lehtë dhe më e saktë për zbulimin dhe vlerësimin e sëmundjeve ishemike e zemrës është stres-testi. Një ndër metodat për vlerësimin dhe depistimin e sëmundjeve ishemike është edhe prova e efortit ose e njohur ndryshe stress-test. Sëmundja ishemike shfaqet nëse kemi problem me enët koronare (që furnizojnë zemrën me gjak).

➡️Këto sëmundje mund të manifestohen me forma të njohura klinike:

1. Angina pektoris të qëndrueshme (ajo që haset më shpesh)

3. Sëmundje koronare asimptomatike

Çrregullim të ndryshme të ritmit të zemrës

4. Insuficiencë kardiake

Dhe në disa raste vdekjen e papritur kardiake

❓ℹ️Çfarë është stres-testi?

Është një metodë klinike jo-invazive e cila realizohet tek pacientët me dyshim të sëmundjes ishemike të zemrës ose tek pacientët tashmë me sëmundje ishemike të provuar të zemrës per të pare dekursin e tyre. Kjo metodë realizohet ose nëpërmjet tapetit levizës (trademill) ose biçikletës. Të dyja metodat kanë për qëllim të krijojnë gjendjen e pacientit në një situatë sforcimi.

Ku konsiston kjo provë?

Baza e testit është rritja e nevojës së muskujve të zemrës për oksigjen gjatë sforcimit apo ngarkesës fizike. Në gjendje të qetë, rrjedha e gjakut nëpër arteriet koronare është e lirë. Në situate sforcimi kur rritet kërkesa e muskulit të zemrës për oksigjen ose fluks gjaku dhe njëkohësisht ekzistojnë ngushtime në enët koronare, këto do na japin shqetësime tek individi që po kryen proven, të cilat ngjajnë me shqetësimet që ka ky individ në aktivitetin e përditshëm kur sforcohet. Kjo do manifestohet me të njejtat dhimbje gjoksi ose ankesa për të cilat I sëmuri vjen dhe do paraqitet me ndryshime të EKG të cilat ndiqen në monitorin e proves.

Sipas problemit ose shqetësimeve që referon një person përcaktohet edhe ngarkesa me të cilën kryhet prova e efortit (stress testi).

Në departamentin tone, prova e efortit ofrohet përmes treadmill dhe kërkohet sqarimi I mjekimit dhe problemit mjekësor që ka pacienti para kryerjes së saj.

☎Për tu lidhur me departamentin tonë të kardiologjisë, kontaktoni në nr. 042390500 / 0682053180