Dr. Flamur Vellku

Arsimi

Dr. Flamur Vellku, mjek me një karrierë të pasur dhe përvojë të gjatë në fushën e ortopedisë, është diplomuar në Universitetin e Mjekësisë dhe Kirurgjisë në Firenzë, Itali, ndërsa ka kryer specializimin e tij në Universitetin e Sienës.

Në vitin 2000 ka marrë licencë për ushtrimin e profesionit të kirurgjit.

Në 1999 ka marrë diplomën për mjekësi dhe kirurgji në Universitetin e Firences.

Nga 1990-1995 ka ndjekur studimet në Universitetin e Mjekësisë dhe Kirurgjisë së Tiranës.

Gjithashtu ka marrë pjesë në dhjetëra kurse dhe konferenca të tilla si:

  • Kirurgjia e rishikimit protetik. Instabiliteti, fraktura periprostetike (2010)
  • Kongresë për kirurgjinë ortopedike (2009)
  • Kurs për protezat e gjurit (2009)
  •  Orientimet e reja diagnostike dhe terapeutike, (Siena 2008)
  • Kurs për kirurgjinë protezike (Reggello 2007)
  • Kurs për kirurgjinë protetike “Trajtimi i mobilizimit aseptik (Reggelo 2005)
  • Trajmim “Menazhimi i gjakut dhe përdorimi i derivateve të gjakut” (Firence 2002)
  • Kurs për parandalimin dhe menaxhimin e komplikimeve kardiovaskulare (Firence 2003)

Punësimi

Me një përvojë pune shumë vjeçare në ortopedi, duke punuar në Spitalet e Firenzës dhe Sienës, Dr. Vellku është një profesionist i shquar në fushën e tij.

Kontakto Mjekun

Shkruani mesazhin tuaj për Dr. Flamur Vellku

Ju do të kontaktoheni menjëherë nga Spitali SALUS