Spirometria

🌀🌬Spirometria është testi i frymëmarrjes apo prova respiratore që mat vëllimin e ajrit të thithur (inhaluar) ose të nxjerrë (ekspiruar) në varësi të kohës, njekohesisht ajo mat raportin sipas të cilit ky volum ajri ndryshon në kohë.

Indikacionet e spirometrisë janë të shumta:
🔹Në rastet e pacientëve me simptoma si vështirësi në frymëmarrje, kollë të shprehur, fishkëllima në kraharor, teshtitje të shpeshta dhe bllokim apo sekrecione të hundës. Në këto raste po ashtu lind nevoja edhe për kryerjen e testeve kutane apo skin prick testeve për alergenët inhalatorë për të përcaktuar diagnozën apo natyrën e patologjisë dhe për të parë ndikimin e sëmundjes mbi funksionin e mushkërisë,
🔹Në rastet kur nevojitet vlerësimi i funksionin pulmonar në personat që janë të ekspozuar ndaj faktorëve që nxisin zhvillimin e sëmundjeve të mushkërive, si psh. tek duhanpirësit apo në persona të tjerë që janë të ekspozuar ndaj substancave të dëmshme.
🔹Mund të kryhet si ekzaminim fizik rutinë, apo për të vlerësuar rrezikun para një operacioni.
🔹Për vlerësimin e funksionit pulmonar pas një ndërhyrje kirurgjikale apo prognozën e saj si p.sh. pas një transplanti pulmonar.
🔹Për vlerësimin e gjëndjes shëndetësore të një pacienti para se ai të ndërmarrë një efort apo të kryejë aktivitete të forta fizike.
🔹Përdorimi më rutinë i spirometrisë është tek pacientët e diagnostikuar me astma bronkiale e cila është e indikuar për të përcaktuar gravitetin e astmës, për të vlerësuar efektin e terapisë dhe për të përcaktuar vazhdimin e mëtejshëm të kësaj terapie, apo ndryshuar atë në varësi të ecurisë së sëmundjes.

Përdorimi i mjekimeve dhe ndikimi në spirometri:
💧Për të kryer spirometrinë dhe vlerësuar reversibilitetin (apo përmirësimin) e rrugëve të frymëmarrjes pas përdorimit të bronkodilatatorëve (mjekimit bronko-zgjerues) rekomandohet që pacienti të mos ketë përdorur 4-8 orë para ekzaminimit bronkodilatatorë me kohë të shkurtër veprimi (salbutamol, albuterol, etj.).
💧Ndërsa bronkodilatatorët me kohë të gjatë veprimi (formeterol fumarate, salmeterol, etj.) është e rekomanduar të mos përdoren gjatë 24 orëve të fundit.
💧Në çdo rast është mirë që më parë të konsultoheni me mjekun tuaj 48 orë para kryerjes së ekzaminimit.
💧Mosha e rekomanduar në të cilën mund të kryhet testi është ajo 6 vjeçare dhe më shumë, por mund të kryhet në disa raste të indikuara edhe në femijë me moshë më të vogël.

👩‍⚕️Dr. Gjustina Loloci, mjeke Alergologe-Imunologe Klinike kryen në Salus testin e spirometrisë përpacientët që kanë indikacionet e mësipërme!

Dr. Loloci është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës dhe specializuar pranë Sherbimit të Alergologjisë dhe Imunologjisë Klinike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

➡️Ka marrë pjesë në Kongrese vjetore dhe konferenca brenda dhe jashtë vendit si autore dhe prezantuese punimesh në specielitetin e Alergologjisë.
Me eksperiencë 12 vjeçare në trajtimin e pacientëve alergjik me Imunoterapi Alergen Specifike duke punuar prej 2008 pranë tre kompanive europiane prodhuese të ketyrë trajtimeve, “Alk-Abello”, “Stallergenes” dhe aktualisht “Allergy Therapeutics UK”, ku dhe është trajnuar për protokollet, mënyrat e administrimit, efikasitetin, efektet anësore dhe menaxhimin e këtyre pacientëve.

☎️Kontakto 0682053180 per te rezervuar nje orar!

TË TJERA

Oftalmologia in SALUS

L’ospedale italiano Salus porta ai pazienti albanesi il noto dottore Okulist italiano Dr. Paolo Maria Fantaguzzi. Il Dipartimento di Oftalmologia dell’ospedale SALUS è tornato con

Lexo më shumë »