Laboratori i Spitalit Salus është një nga shtyllat më të rëndësishme të diagnostikës mjekësore në spitalin tonë, duke ofruar mbështetje të drejtpërdrejtë për mjekët specialistë në identifikimin e diagnozave në kohë sa më të shkurtër.
Laboratori ynë është i akredituar sipas standardit ndërkombëtar ISO 15189:2022, duke garantuar cilësi, saktësi dhe besueshmëri maksimale në çdo analizë të kryer. Që prej Janarit 2012, laboratorin e Spitalit Salus Tirana e kemi zhvilluar si një qendër diagnostike të avancuar, duke shtuar edhe një degë të re pranë Qendrës së Tiranës, në Rrugën Qemal Stafa 51, për t’u afruar sa më shumë me pacientët tanë.
Bashkëpunimi me këto qendra të njohura europiane të diagnostikës laboratorike na mundëson një gamë të gjerë analizash të rutinës si dhe specifike në fushën e:
Një ndër pikat më të forta të laboratorit tonë është diagnostika molekulare dhe onkogjenetike. Në laborator kryhen analiza të avancuara në biopsi, duke përfshirë KRAS, BRAF, NRAS-BRAF dhe Gene Fusion. Këto analiza realizohen përmes një sistemi plotësisht të automatizuar dhe të mbyllur, i cili redukton kohën e analizimit në vetëm 3 orë, eliminon gabimet pre-analitike dhe analitike, dhe përshpejton fillimin e trajtimit brenda 1–2 ditësh. Kjo teknologji revolucionare ofron diagnostikë të saktë dhe të shpejtë, duke mundësuar vendimmarrje më të shpejtë dhe terapi më efektive në fazat e hershme të trajtimit onkologjik.
Departamenti i Anatomisë Patologjike, në bashkëpunim me partnerin tonë S.A.P Health Service në Itali, kryen të gjitha llojet e biopsive dhe analizave imunohistokimike me profesionalizëm të lartë. Stafi ynë, i kualifikuar dhe i trajnuar në Itali, ndiqet vazhdimisht me zhvillimet më të fundit shkencore dhe punon me aparatura moderne dhe teknologji të avancuar.
Kontrolli i cilësisë realizohet çdo ditë në bashkëpunim me Bio-Rad Laboratories, një partner i besuar në fushën e shkencave të jetës dhe diagnostikës klinike, i cili, me mbi 70 vite eksperiencë, sjell zgjidhje të besueshme dhe inovacione që ndihmojnë në avancimin e kujdesit shëndetësor çdo ditë, kudo në botë. Gjithashtu, nëpërmjet Bio-Rad kryhen rregullisht edhe kontrollet e jashtme të cilësisë (EQAS), duke garantuar verifikim të pavarur dhe përputhje me standartet ndërkombëtare.
Sistemi informativ MEDLIS lehtëson menaxhimin e të dhënave dhe ndjekjen afatgjatë të pacientëve, ndërsa çdo pacient mund të marrë përgjigjet e analizave online në kohë reale përmes një kodi të personalizuar. Me këtë strukturë, laborator i Spitalit Salus ofron një gamë të plotë analizash për çdo grupmoshë dhe kategori sëmundjesh, përfshirë edhe ato me bazë gjenetike, duke siguruar diagnostikë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme.