“Shërbimi i Dietologjisë/ Nutricionit në spitalin Salus për herë të parë funksionon ne një bashkëpunim të ngushtë me shërbimin e Psikologjisë-Psikiatrisë, Departamentin e Endokrinologjisë, Departamentin e Gastroenterologjisë dhe Departamentin e Kirurgjisë së Përgjithshme, e pajisur me të gjitha aparaturat për matjet antropometrike, matjet e aktivitetit fizik, etj
Në këtë zyrë do kryhet informimi dhe edukimi i pacientëve në kuadrin e kujdesit parësor shëndetësor, me qëllim mbrojtjen dhe promovimin e mirëushqyerjes dhe rëndësinë e aktivitetit fizik.
Në bashkpunim me stafin mjekësor, do bëhet vlerësimi dhe diagnostifikimi i rreziqeve dietike për pacientët e hospitalizuar, gjithashtu edhe për pacientët që vijnë për të kryer konsultë dietologjike, bazuar ne informacionet dhe kërkimet më të reja shkencore, dhe metodat e pranuara nga organet evropiane kombëtare dhe shoqatat shkencore
Synimi i Shërbimit të Dietologjisë është , ofrimi i shërbimeve të një standarti të lartë shëndetësor duke përfshire :
Konsulë dietologjike për të gjithë pacientët për të bërë matjet trupore si:
Matja e Metabolizmit bazë që është sasia e energjisë që i duhet trupit për të mbajtur gjallë një trup joaktiv të zgjuar. Matja e metabolizmit bazal është thelbësore për zhvillimin e një plani të personalizuar të dietës.
Matja e përbërjes së trupit për të parë masën e yndyrnave të trupit & masën muskulore, të cilat mund t'i masim dhe vlerësojmë në planin afatgjatë të dietës ushqimore.
Numërimin e indeve të muskujve dhe lëngjet e trupit si një masë e hidratimit dhe edemës / mbajtjes së lëngjeve.
Informimi & Edukimi i pacientëve, gjendja e të cilëve kërkon kujdes sistematik në dietë
Informim mbi kombinimin e grupeve ushqimore për të patur një vakt të shëndetshëm e plotësuar me të gjitha vlerat ushqyese në mënyrë të individualizuar.
Harton planin ushqimorë për pacientët në bazë të nozologjive të sëmundshmërisë të përcaktuar nga mjeku.
Informimi dhe edukimi i tyre kundër kequshqyerjes, pra problemet që dalin nga obeziteti ose nga mbështetja e tyre e pamjaftueshme sasiore ose cilësore ushqyese
Qëllimi është të sensibilizoj pacientët se, nëpërmjet dietës të individualizuar të arrijnë të ndryshojnë kequshqyerjen.
Duke u bazuar tek kërkimet shkencore të mbajmë parametrat e mirëushqyerjes maksimal për të garantuar cilësi jetese dhe per te fituar një peshë të shëndetshme përmes ndryshimeve të stilit të jetës dhe këshillimit ushqimor. “