Sinuziti : simptomat, shkaqet, diagnoza, rrisqet.

img-8
👃Sinusiti është një proces inflamator ose infektiv i cili prek zgavrat të cilat lidhen ngushtë me funksionalitetin e hundës. Pra, është një patologji e sistemit të frymëmarrjes.
➡️Simptomat janë të ndryshme, në varësi të intensitetit të reaksionit inflamator ose infektiv të zgavrave të sinusit. Ato variojnë nga një dhimbje koke e shpeshtë, në një kongjestion të theksuar të hundës deri në forma më të avancuara që përfshijnë praninë të temperaturës shumë të lartë dhe dhimbje në pjesën e përparme të fytyrës, sidomos në regjionin frontal supraorbital dhe maksilar.
♻Shkaqet janë të shumta, por të gjitha na orientojnë në një problematikë të vetëm: kongjestion nazal i theksuar dhe i vazhdueshëm. Në këto kushte rrugët e frymëmarrjes midis hundës dhe zgavrave të sinusit bllokohen për shkak të kongjestionit inflamator dhe nuk ka më shkëmbim ajri, ka një stagnim të sekrecioneve, një reaksion inflamator ose infektiv.
✅Diagnoza bazohet në dy qasje thelbësore: qasja klinike, e cila përfshin një ekzaminim të quajtur rinoskopi ose eksplorimin e zgavrave të hundës me një sondë endoskopike të pajisur me kamerë. Nga ana tjetër, nga pikëpamja radiologjike rekomandohet një skaner (CT) i masës së fytyrës, i cili është standardi i artë për konstatimin e pranisë reale të një patologjie sinusale. Pa kryerjen e skaneri ( CT ) është e pamundur një diagnozë e saktë.
❗️Sinusiti përfshin rreziqe që lidhen me një patologji shume të gjërë. Dallojmë klinikisht një sinusit akut, kur shërohet brenda një jave ose një patologji subakute e sinusit, kur shqetësimi vazhdon për rreth tre muaj, dhe më pas mbi tre muaj flasim për sëmundje kronike të sinusit dhe rreziqet lidhen pikërisht me kronizimin e patologjisë që përfshin mosfunksionimin e sinusit dhe praninë e disa simptomave të cilat ndikojnë edhe në cilësinë e jetës, si: dhimbje koke e përsëritur, sekretimi i pasmë i hundës dhe të gjitha ato simptoma të lidhura me një inflamacion kronik infektiv, pra, temperaturë të përsëritur e shkallës së ulët.
Sinusiti është një patologji që duhet trajtuar dhe kornizuar menjëherë.
📥Për të rezervuar vizitën tuaj na kontaktoni në numrat e telefonit:
+355 682053180
+355 4 23 90 500