Sindromi Metabolik

🔵➡️Çfarë është sindroma metabolike?
Sindroma metabolike është një grup i gjendjeve – presioni i lartë i gjakut, sheqeri i lartë në gjak, yndyrë e tepërt trupore rreth belit, dhe nivelet e larta të kolesterolit ose triglicerideve – që paraqiten së bashku, duke rritur rrezikun e sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru dhe diabetit.

➡️Pasja e vetëm një prej këtyre kushteve kontribuon në rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve dhe rreziku është më i lartë nëse:
🔺keni rritje të presionit të gjakut
🔺nivele të larta të insulinës
🔺yndyrë të tepërt të trupit rreth belit
🔺nivele anormale të kolesterolit në gjak
🔺nivelet më të larta se normalja të triglicerideve në gjak

Sindromi metabolik është i lidhur ngushtë me mbipeshën ose obezitetin dhe pasivitetin.

Çfarë mund të bëni për të ulur rrezikun?
✅Një humbje prej të paktën 5-10 përqind e peshës tuaj do të ndihmojë si fillim
✅Kryeni veprimtari fizike 30 deri në 60 minuta në ditë dhe synoni për 3 deri në 5 ditë në javë
✅Ndryshoni dietën tuaj për të përfshirë ushqime me sa më pak yndyrna të ngopura dhe shumë fruta e perime
✅Ulni tensionin tuaj nëse është i lartë
✅Ulni sheqerin në gjak nëse është i lartë
✅Ulni kolesterolin tuaj nëse është i lartë
✅Ndaloni pirjen e duhanit
✅Menaxhoni stresin

Nëse ndryshimet agresive të stilit të jetës të tilla si dieta dhe ushtrimet fizike nuk janë të mjaftueshme, mjeku juaj mund të sugjeroj medikamente për të ndihmuar kontrollimin e presionit të gjakut, nivelin e kolesterolit dhe të glukozës në gjak.

☎️Kontakto departamentin e internistikës në Salus në numrin 0682053180 / +355 4 23 90 500  

Shpërndaje:

Abonohu

Për të marr me email artikuj të ngjashëm