Sindromi i ovarit polikistik

Sindromi i ovarit polikistik është çrregullim i shpeshtë në gratë e moshës riprodhuese. Vezoret e këtyre grave kanë volum të shtuar dhe ciste të shumta të vegjel të vendosura në periferi të vezores.

Etiologjia e kësaj patologjie është akoma e panjohur mirë.
Simptomat përfshijnë:
Çrregullim menstrual, në formë amenorreje, oligomenorreje etj
Shtim i androgjeneve- hirsutizem, virilizem, alopeci, akne etj
Vezoret polikistike ekografikisht

Faktorët që nxisin procesin, mund te fillojnë që me menarken ose me vonë gjate jetës:
Shtimi i sasise se insulines-rezistenca insulinike- nxitja e androgjeneve ne vezore
Inflamacioni
Trashegimia 
Ekspozimi i hershëm intrauterin ndaj hormoneve mashkullore

Komplikacionet:
Infertiliteti
Çrregullime menstruale
Kancer endometri
Komplikacione të shtatzenisë
Hemorragji jo normale uterine 
Diabet tip II
HTA
Rritje e Triglicerideve, Ulje e HDL – Rritje e riskut aterosklerotik
Rritet Prot C reaktive
Sindrom metabolik
Dhjamosje jo alkoolike e melçisë
Apne gjumi

Diagnoza për këtë sëmundje përcaktohet nga:
Vizita gjinekologjike
Ekografia transvaginale
Dozimet hormonale
Testi i tolerancës së glukozës
Bilanci lipidik

Trajtimi është në varesi të problemit të shfaqur: Hirsutizimi, obeziteti, acne, Amenorreja, infertiliteti etj

Menyra e jeteses gjithashtu përbën një faktor për të cilin duhet të kujdeseni për parandalimin e sëmundjes, kontrolli dhe stabilizim i peshës trupore

Kontakto departamentin e Gjinekologjisë: +355 68 20 53 180

TË TJERA

Pickimi nga insektet

🐝Pickimi prej insekteve është i bezdisshëm, jep dhimbje, enjtje, skuqje, djegie në vendin e pickimit. Kjo është cka shumica e personave përjetojnë pas një pickimi.

Lexo më shumë »