⚕️Sindromi i ovarit polikistik është çrregullim i shpeshtë në gratë e moshës riprodhuese. Vezoret e këtyre grave kanë volum të shtuar dhe ciste të shumta të vegjel të vendosura në periferi të vezores.
Etiologjia e kësaj patologjie është akoma e panjohur mirë.
Simptomat përfshijnë:
Çrregullim menstrual, në formë amenorreje, oligomenorreje etj
Shtim i androgjeneve- hirsutizem, virilizem, alopeci, akne etj
Vezoret polikistike ekografikisht
Faktorët që nxisin procesin, mund te fillojnë që me menarken ose me vonë gjate jetës:
Shtimi i sasise se insulines-rezistenca insulinike- nxitja e androgjeneve ne vezore
Inflamacioni
Trashegimia
Ekspozimi i hershëm intrauterin ndaj hormoneve mashkullore
Komplikacionet:
✅Infertiliteti
✅Çrregullime menstruale
✅Kancer endometri
✅Komplikacione të shtatzenisë
✅Hemorragji jo normale uterine
✅Diabet tip II
✅HTA
✅Rritje e Triglicerideve, Ulje e HDL – Rritje e riskut aterosklerotik
✅Rritet Prot C reaktive
✅Sindrom metabolik
✅Dhjamosje jo alkoolike e melçisë
✅Apne gjumi
Diagnoza për këtë sëmundje përcaktohet nga:
Vizita gjinekologjike
Ekografia transvaginale
Dozimet hormonale
Testi i tolerancës së glukozës
Bilanci lipidik
➡️Trajtimi është në varesi të problemit të shfaqur: Hirsutizimi, obeziteti, acne, Amenorreja, infertiliteti etj
Menyra e jeteses gjithashtu përbën një faktor për të cilin duhet të kujdeseni për parandalimin e sëmundjes, kontrolli dhe stabilizim i peshës trupore
☎️Kontakto departamentin e Gjinekologjisë: +355 68 20 53 180