Sindromi i tunelit karpal është një gjendje mjekësore që vjen nga acarimi i nervit të kyçit. Kur nervi shtypet ose përdridhet, zhvillohet sindromi i tunelit karpal.
❗️ ⚕️Për shumë njerëz nuk dihet shkaku i saktë i sindromës së tunelit karpal. Për disa të tjerë derivon nga kushtet e tjera mjekësore si diabeti, artriti, mbipesha, hipotiroidizmi, shtatzënia dhe traumat. Mund të shkaktohet edhe tek njerëzit që bëjnë lëvizje përsëritëse me duar.
❗️ ⚕️Cilat janë simptomat e sindromës së tunelit karpal?
Së pari pacientët ndjejnë ndjesi shpimi gjilpërash dhe mpirje në zonën ku kalon nervi. Gjatë natës pacienti mund të ketë dhimbje që përkeqësohen pasi mund të krijohet edhe akumulim i lëngjeve rreth kyçeve të duarve ndërsa flejnë.
Ndërsa kjo sëmundje përparon, pacienti ka ndjesi të djegies, ngërçe në duar dhe dobësi. Mund të bëhet më e vështirë për të kapur / hedhur objektet. Ndonjëherë, dhimbjet mund të rrezatojnë në parakrah.
❗️ ⚕️Cilat janë ndërlikimet e sindromës së tunelit karpal? Të sëmurët kronikë me këtë sindromë mund të humbasin aftësinë për të ndjerë ndryshimin midis të nxehtit dhe të ftohtit nga prekja me dorë, mund të pësojnë atrofi (përkeqësim) të muskujve të dorës, kryesisht nga baza e gishtit të madh.
Mundësitë e trajtimit jo-kirurgjikal për CTS përfshijnë:
✅Veshja e një doreze ortopedike
✅Shmangia e aktiviteteve që mund të sjellin përkeqësim të simptomave
✅Agopunktura
✅Nëse trajtimet jo-kirurgjikale dështojnë, atëherë mjekët ortopedë sugjerojnë kirurgjinë. Kjo procedure përfshin heqjen e indit rreth kyçit të dorës për të ulur presionin mbi nervin. Shërimi i plotë nga operacioni mund të zgjasë nga një deri në tre muaj. Terapia fizike mund të ndihmojë në shkurtimin e kohës së rikuperimit.
☎️Konsultohuni me mjekun ortoped nëse jeni duke përjetuar mpirje, ndjesi shpimi gjilpërash, djegie ose dhimbje në gishta, duar ose kyçe. Nëse kur hidhni objekte, keni probleme të dalloni nxehtësinë ose të ftohtin me duar.
☎️✅ ⚕️Mjekët italianë të departamentit të ortopedisë në Salus ofrojnë trajtim të nivelit të lartë për çdo shqetësim në lidhje me dorën, kyçet dhe artikolacionet e tjera.
☎️✅ ⚕️Kontakto ne 0682053180 / www.salus.al
#ortopedia#mjekortoped#sindromiitunelitkarpal