Megjithëse krizat epileptike mund të jenë të frikshme për tu parë, ato zakonisht nuk janë një emergjencë mjekësore. Zakonisht, sapo kriza ndalon, personi rimëkëmbet dhe frymëmarrja e tyre kthehet në normale.

Qëndroni të qetë

Kontrolloni zonën, nëse personi ndodhet në ambjent që përbën rrezik (si për shembull në rrugë, vende ku ka lëndë të rrezikshme, apo që janë burim aksidentesh). Lëvizni mobiljet apo sendet që mund të përbëjnë rrezik.

Qëndro me ta dhe i flisni me qetësi.

I vini poshtë kokës diçka të butë nëse personi i prekur nga epilepsia është shtrirë në tokë.

Mos I vendosni asgjë në gojë.

Kontrolloni kohën e fillimit të krizës epileptike. Nëse kriza nuk kalon pas 5 minutash, kërkoni ndihmën e mjekëve.

Pas ndalimit të krizës, ndihmoni personin për tu kthyer në normalitet dhe kontrollini nëse frymëmarrja e tyre është normale.

Kontrolloni me kujdes gojën e tyre për tu siguruar që ska asgjë që pengon frymëmarrjen e tyre si psh (ushqimi apo proteza dentare të lëvizshme)

Kur të konsultoheni menjëherë me një mjek?
Zakonisht, kur një person ka kriza epileptike nuk është e nevojshme për ta dërguar në spital por nëse përballeni me rastet e mëposhtme duhet menjëherë të lajmëroni mjekun:

Nëse është kriza e parë e personit;

Nëse janë lënduar;

Nëse kanë probleme në frymëmarrje edhe pasi kriza ka ndaluar;

Nëse një krizë ndiqet nga të tjera pas-ardhëse pa periudhë rikuperuese mes tyre

Nëse kriza nuk kalon pas 5 minutash