Dy janë patologjitë kryesore të prostatës, zmadhimi i saj (hipertrofia) që është një zmadhim beninj, dhe kanceri i prostatës që ka një zhvillim jo të favorshëm. Një nga metodat e diagnostikimit është PSA, një ferment i cili rritet shumë në kancerin e prostatës, zakonisht është 0-4 nnmg/ml dhe sjell ose infeksione të prostatës dhe kanalit urinar ose zmadhim të prostatës mbi normat normale që ka ajo. Në mënyrë të dukshme rritet dimensioni i prostatës.
Çdo mashkull mbi moshën 50 vjeç duhet të bëjë 1 herë në vit testin e PSA dhe të egzaminohen nga mjekët urologë. Egzaminimi konsiston në prekjen fizike të prostatës, por gjithashtu këshillohet ultrasonografia e cila shikon ku janë vendosur noduset kancerozë.
Pastaj bëhet një rezonancë magnetike, bëhet një skaner për të parë sa i shtrirë është tumori dhe më pas bazë të stadit të sëmundjes, mund të bëhet heqja e prostatës (stadi kirurgjikal). Nëse sëmundja ka dalë jashtë prostatës dhe ka kapur strukturat e afërta të saj si zorra e trashë, qafa e fshikëzës, qeskat e spermës, atëherë kemi tjetër trajtim në këtë rast medikal, mund të bëhet radioterapi ose terapi me hormone.
Pacientët nuk duhet të jenë të pashpresë, sot mjekësia moderne ka mundësi që ta diagnostikojë shpejt dhe ta vërë nën kontroll shpejt sëmundjen sepse qëllimi i saj është jetëgjatësia e pacientit dhe kualiteti i jetës së pacientit.
Ka disa terapi si ajo hormonale e cila merret dita ditës ose në varësi të saj merret 1 herë në muaj ose 1 herë në 3 muaj, kontrolle të vazhdueshme të PSA.
Në stadet e mëvonshme është një terapi që quhet paliative, një terapi qetësuese për dhimbjet që kanë këta pacientë.
Mjekët urologë të Salus sëbashku me mjekët onkologë medikal, histopatologët, mjekët që merren me imazherinë, bashkëpunojnë në atë që quhet stafi multi-disiplinar, për të diagnostikuar dhe për të mjekuar në baza shkencore këto patologji.
Departamenti i Urologjisë: +355 68 20 53 180