Si reagon organizmi ynë kur bëhet fjalë për kancerin?

Sistemi imunitar është një aparat kompleks që mbron organizmin dhe, në disa raste, ndihmon në luftimin e kancerit. Por e dini si funksionon sistemi imunitar? Kur bëhet fjalë për kancerin, është e ndërlikuar!

Çdo sekondë brenda trupit tonë ndodh një betejë e formuar nga ushtri të qelizave të krijuara për të mbrojtur trupin nga sëmundjet dhe infeksionet. Sëmundjet vijnë në formën e patogjenëve, viruseve, baktereve dhe qelizave të modifikuara që janë programuar të bëjnë dëm në organizëm. Kur bëhet fjalë për kancer, ushtarët tanë jo gjithmonë fitojnë. Por, trajtimet e reja të imunoterapisë, teknologjitë në zhvillim dhe hulumtimet në vazhdim po u japin mjekëve më shumë mjete për të ndihmuar sistemin imunitar të bëjë punën e tij: të luftojë kundër kërcënimeve si kanceri.

Sistemi imunitar është kritik në luftimin e kancerit. Ne kemi një sistem imunitar që është krijuar për të njohur qelizat e organizmit dhe ato të huaja që mund të na dëmtojnë. Problemi është se nuk funksionon gjithmonë. Disa herë ai funksionon kundër nesh.

Sistemi imunitar është një makinë biologjike efikase dhe e fuqishme. Ai na mbron nga miliona mikrobe dhe lufton kundër viruseve dhe infeksioneve. Aq të fuqishme janë përgjigjet e saj sa që mund të shkaktojnë ethe, dhembje, pezmatime dhe ënjtje.

Precizion ushtarak

Në aspektin ushtarak, sistemi imunitar ka dy ndarje: të lindura dhe të fituara. Brenda secilës ndarje gjenden regjione të qelizave të ndryshme që kryejnë funksione specifike imune. Imuniteti i lindur është linja e parë e mbrojtjes e trupit. Këto qeliza imune janë programuar për të sulmuar qelizat që i ndiejnë si një kërcënim.

Sistemi imunitar i fituar – i quajtur edhe imunitet adaptues – është më i sofistikuar dhe kërkon më shumë kohë për të zhvilluar një plan sulmi.

“Ne të gjithë kemi një mekanizëm për të filtruar një sasi të vogël të qelizave kancerogjene për të na penguar të kemi kancer të dukshëm në trup por me kalimin e kohës, ai ekuilibër humbet.”

Pika e ndërprerjes në të cilën kanceri fillon të mposhtë sistemin imunitar nuk dihet gjithmonë. “Ka shumë arsye të ndryshme pse kjo mund të ndodhë, disa prej tyre kanë të bëjnë me ADN-në e tumorit. Disa prej tyre kanë të bëjnë me agresivitetin e kancerit.

Vdekshmeria në botë nga kanceri, vazhdon të pësojë ulje ndër vite, me një përqindje 26 % në vitet e fundit (tek burrat dhe gratë kombinuar) krahasuar me vitin 1991 kur kjo përqindje ka qenë më e larta!

Ndikimi
Faktorë të rëndësishëm që kanë ndikuar në përmirësimin e këtyre shifrave janë ulja e numrit të duhan pirësve, kontrollet e vazhdueshme dhe trajtimi i specializuar kemioterapeutik.

➖Ky i fundit fillon pikërisht në momentin që pacienti është diagnostikuar me kancer.

❓ Por çfarë është kemioterpia?
Kemioterapia është trajtim medikamentoz sistemik i kancerit që ka për qëllim :
➡️të eleminojë qelizat kanceroze që qarkullojnë me anë të gjakut,
➡️të reduktojë madhesine e tumorit para nderhyrjes kirurgjikale,
➡️të mjekojë një kancer të avancuar,
➡️si dhe të qetësojë simptomat e një kanceri të caktuar.

Nëse edhe ju apo i afërmi juaj jeni diagnostikuar me këtë patologji në spitalin SALUS do të gjeni :

✅Medikamente cilësore dhe të kontrolluara
✅Aplikim rigoroz dhe i protokolluar i terapisë në transparencë te plote
✅Përgatitja e medikamenteve nën survejim mjekësor dhe kushte të standarteve perëndimore !

☎️Për të lënë takim dhe për tu konsultuar me mjekët tanë onkologë, telefononi në
042390500 / 0682053180 !