Stina e verës dhe temperaturat e larta që e shoqërojnë atë shtojnë rastet e helmimeve ushqimore sepse jemi më shumë të ekspozuar ndaj ushqimeve të ndotura me baktere, viruse ose parazitë. Bakteret ushqimore shumohen shpejt në temperaturat 32-43°C. Çdokush mund të helmohet nga ushqimi por grupet më të prekura janë:
fëmijët
të moshuarit
femrat shtatëzëna
njerëzit me system imunitar të dobët si pasojë e sëmundjeve të ndryshme
Kujdes nga salmonela!
Bakteri i quajtur Salmonela është ndër llojet më të zakonshme të helmimit nga ushqimi, por edhe Listeria, Toxoplasma, E. Coli, Norovirusi etj. Salmonela shpesh gjendet në ushqime e papërpunuara ose të pa-gatuara; Mishi i shpendëve, frutat e detit dhe vezët janë shembuj të ushqimeve që mund të përmbajnë këtë bakter. Por edhe frutat dhe perimet, mund të mbajnë salmonelën nëse janë larë me ujë të kontaminuar.
Simptomat tipike të salmonelës përfshijnë të përziera, të vjella, dhimbje stomaku, diarre dhe ethe. Simptomat zakonisht ndodhin 12 deri në 72 orë pas konsumimit të ushqimit të kontaminuar dhe mund të zgjasin mesatarisht 4 deri në 10 ditë.
Humbja e vëllimit të ujit dhe elektroliteve për shkak të diarresë mund të çojë në dehidratim, probleme me veshkat, zemrën dhe muskujt.
Disa këshilla për të parandaluar helmimet nga ushqimi përfshijnë:
Lajini duart me kujdes përpara se të hani ose përpara pregatitjes së ushqimit.
Lani enët ku vendosni ushqimin, sidomos kur janë në kontakt me lëndë si mishi apo ushqime të tjera.
Lani mire frutat apo perimet që konsumoni me ujë të rrjedhshëm dhe mbulojini deri në momentin para pregatitjes
Shmangi konsumin e produkteve të qumështit të pa-pasterizuar ose nën produkteve të tij.
Nëse keni kafshë shtëpiake, kujdesuni që ju dhe fëmijët tuaj të lani mire duart pas kontaktit me ta.
Mos konsumoni ushqimet që kanë qëndruar në temperaturën e ambjentit për një kohë të gjatë.
Salus, spitali yt!
.
.
.
.
.
.
#salmonela #helmimetnestineneveres #helimingaushqimi #spital #spitalisalus