Shkaqet e sëmundjeve kronike të veshkave

Shkaqet e sëmundjeve kronike të veshkave
➡️Presioni i lartë i gjakut (hipertensioni) dhe diabeti janë shkaktarët më të zakonshëm të sëmundjes së veshkave. Presioni i lartë i gjakut shkakton pak më shumë se një të katërtën e të gjitha rasteve të dëmtimit të veshkave.

➡️Diabeti është shkaku i rreth një të tretës së të gjitha rasteve, dhe është shkaku më i zakonshëm i Insuficiencës Renale në shumicën e vendeve të zhvilluara.
Kushtet e tjera më pak të zakonshme përfshijnë inflamacion (glomerulonefritin) ose infeksionin (pyelonefritin).

➡️Ndonjëherë sëmundjet kronike të veshkave janë të trashëguara (të tilla si sëmundja polikistike), ose mund të jenë si rezultat i bllokimit për një kohë të gjatë të sistemit urinar (të tilla si zmadhimi i prostatës ose gurët në veshka).

➡️Disa ilaçe mund të shkaktojnë këto sëmundje, sidomos disa nga ilaçet kundër dhimbjes (analgjezikët) nëse merren për një kohë të gjatë. Shpesh mjekët nuk mund të përcaktojnë se
çfarë e shkakton këtë problem.

Simptomat
Një person mund të humbasë deri 90% të funksioneve të veshkave para se të përjetojë ndonjë simptomë. Shumica e njerëzve nuk kanë simptoma derisa SKV të përparojnë.

Shenjat e avancimit të SKV-ve përfshijnë këmbët e fryra, lodhjen, vështirësinë në përqendrim, uljen e oreksit, gjakun në urinë dhe urinën e shkumëzuar.

☎️Kontakto menjehere me mjekun nefrolog nese keni simptomat e mesiperme! Departamenti i Nefrologjisë në Salus: 0682053180 / www.salus.al

Shpërndaje:

Abonohu

Për të marr me email artikuj të ngjashëm