Shisha, edhe më e dëmshme për shëndertin se duhani!

-Çdo ditë e më tepër të rinjtë në vendin tonë frekuentojnë konsumimin social të ‘shishave’. Në formën e një miti të ardhur nga mosinformimi thuhet se shishat apo nargjiletë janë më pak të dëmshme se duhani por, studimet e fundit ndërkombëtare tregojnë ndryshe.

Qymyri i përdorur për nxehjen e duhanit në shisha çliron një sasi të konsiderueshme të monoksidit të karbonit. Në përdorimin e shishave për rreth një orë, thithet 100 – 200 herë më tepër tym se sa nga një cigare. Kjo sjell përqendrimin e monoksidit të karbonit në trup e për pasojë mund të shkaktojë helmim.

-Simptomat e para të helmimit nga monoksidi i karbonit ngjajnë me ato të një gripi pa temperaturë:
  • dhimbje koke
  • lodhje
  • marrje mendësh
  • marrje fryme
  • përzierje apo të vjella
  • konfuzion
  • shikim i turbulluar
  • humbje e ndërgjegjies
-Studimet gjithashtu tregojnë se helmimi nga monoksidi i karbonit mund të lërë efekte neurologjike afatgjata si probleme me kujtesën, përqëndrimin, të folurën dhe depresionin.
Edhe konsumimi i shishave pa përmbajtje nikotine shkakton ekspozimin ndaj monoksidit të karbonit dhe toksinave të tjera të dëmshme për shëndetin.