-Në vitet e fundit gjithnjë e më tepër theksohet roli i një diete të shëndetshme në mirëqënien e njeriut. Ky rol është akoma më i rëndësishëm kur u referohemi rasteve që vuajnë nga sëmundje specifike, të tilla si: hipertensioni, obeziteti, sëmundjet e zemrës, anoreksia, etj. Nga ana tjetër, pacientët e ndodhur në shtrimin pos-operator kanë nevoja të veçanta sa u takon regjimit ushqimor.
Për këtë arsye, duke nisur nga shtatori i këtij viti Spitalit Salus I është bashkangjitur shërbimi I dietologjisë.
-Ky shërbim kujdeset jo vetëm për sigurimin e kujdesit të specializuar ushqimor të pacientëve të shtruar në Spital por, edhe për të ofruar edukimin shëndetësor për pacientët në tërësi, në mënyrë që të përmirësohet shëndeti i tyre dhe të shmangen sëmundjet në planin afatgjatë.
Dietologu ka për qëllim të:
– Edukojë pacientin në lidhje me zakonet e shëndetshme të të ngrënit
– Analizojë dhe korrigjojë regjimin ushqimor të pacientit
– Të planifikojë regjimin ushqimor duke marrë parasysh nevojat dhe preferencat e pacientit
– Të vlerësojë vazhdimësinë dhe efektshmërinë e dietës
Sa i takon rastit kur pacientët janë të shtruar në Spital, planifikimi i regjimit ushqimor është rigoroz dhe i qendron strikt udhëzimeve të mjekut. Në këto raste dietologu mbikqyr procesin dhe sigurohet që pacienti të konsumojë me përpikmëri, në orare dhe përbërje, vaktet e paracaktuara.
-Në rastet e konsultimit individual, përpos historikut të pacientit kryhet matja biometrike dhe antropometrike dhe krijohet një regjim i specializuar në varësi të qëllimit të pacientit si dhe ndiqet rasti për të vlerësuar efektshmërinë e regjimit dhe vazhdimësinë e problematikës.
Një regjim i mirë ushqimor ju ndikon drejtpërsëdrejti në përmirësimin e stilit të jetesës, në mirëqënien tuaj mendore dhe fizike.
Për rezervime ose për më tepër informacion na shkruani ose kontaktoni në numrat e telefonit:
+355 682053180
+355 4 23 90 500