Urgjenca

Departamenti i Urgjencës së Spitalit Salus është i pozicionuar në hyrjen e pasme të Spitalit dhe është i pajisur me të gjitha aparaturat, sinjalistikat dhe infrastukturën logjistike të posaçme. 

Mjekët tanë me eksperiencë të gjatë në shërbimin e urgjencës janë gjithnjë në dispozicion të pacientëve, për të ofruar ndihmën shëndetësore. 

Synimi i Shërbimit të Urgjencës është ofrimi i shërbimeve të një standarti të lartë. I mundësojmë pacientëve transport të shpejtë dhe të sigurt, duke minimizuar kohën e pritjes në Urgjencë.

Ambjentet e Spitalit Salus janë të pajisura me teknologji avanguardë dhe respektohen me përpikmëri protokollet mjekësore.

Urgjenca e Spitalit Salus përbëhet nga mjekë specialistë të urgjencës dhe asistohen nga mjekë specialistë:

  • Kirurgë
  • Ortopedë
  • Okulistë
  • Urologë
  • Gjinekologë
  • Anestezist-reanimatorë
  • Pediatër
  • Neurolog
  • ORL

 

Nëse keni urgjenca kirurgjikale, ortopedike, okulistike, urologjike apo gjinekologjike, Spitali SALUS ju sjell ambulancën në adresën tuaj, për të vijuar më pas trajtimin në Spital nga mjekët specialistë!

Mjekët e departamentit: Urgjenca

Dr. Urim Dushku

Artikuj për departamentin: Urgjenca

No data was found