Psikologji
Departamenti i Psikologjisë në Salus, ka funksion të rëndësishëm në mbështetjen psikologjike dhe parandaluese të individeve që kerkojnë ndihmë për problematika apo çrregullime të ndryshme, gjithashtu edhe për pacientet që qëndrojnë për periudha të gjata ose jo, brenda spitalit. Procesi i terapise psikologjike bazohet mbi të gjitha në motivimin e pacientit, për të përmirësuar cilesinë e shendetit te tij , kryen vlerësime psikologjike dhe seanca konsultimi. Format e terapise janë nga më të ndryshmet siç është terapia individuale, terapia multifamiljare, terapi grupi dhe terapi në çift. Psikologu kryen teste psikologjike për të vlerësuar aftësitë intelektuale dhe aspekte të ndryshme të individit, dëgjon shqetësimet, përvojat, nevojat e personit dhe e ndihmon të pranojë realitetin e tij shëndetësor.
Terapia psikologjike është një metodë kure për shqetësimin/çrregullimin psikologjik dhe suksesi i një terapie varet mbi të gjitha nga ” feeling”, raportin që krijohet midis terapistit dhe pacientit. Prioriteti ynë është rendesia e ruajtjes së privatësisë së pacientit. Ajo çfarë trajtohet në seancë mbetet midis pacientit dhe psikologut.
Çrregullimet që trajtohen :
- Çrregullime të ankthit (Ataket e panikut, hipokondria)
- Çrregullimet të humorit
- Çrregullime të të ngrënit personalitetit
- Probleme me varësitë patologjike ( Droga, Alkol, Lojrat e Fatit)
- Çrregullime të personalitetit
- Probleme në cift
- Probleme multifamiliare
- Vështirësi në menaxhimin e stresit dhe emocioneve etj
Për secilën nga problematikat kryhet
- Diagnostikimi dhe vlerësimi i problemeve psikologjike
- Terapi këshillimi, mbështetje, parandalim dhe aktivitete rehabilitimi
- Promovimi i mirëqenien së individit duke u bazuar tek risurset e tij