Pediatri
Departamenti i Pediatrisë dhe Kirurgjia Pediatrike është në gjendje t’ju ofrojë fëmijëve dhe adoleshentëve (0-18 vjeç) një proces të plotë të shërbimeve duke filluar nga vizita e thjeshtë e përgjithshme pediatrike, deri te vizita specialistike, tek ndërhyrjet kirurgjikale të vogla nësë është e nevojshme dhe në situata të rralla dhe komplekse trajtimin e pacientëve.
Struktura disponon pajisjet e nevojshme për të matur saktësisht gjatësinë dhe peshën, rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve duke u bazuar në percentilet e rritjes, si edhe për të monitoruar moshën skeletale dhe vlerësuar funksionet kryesore endokrine me anë të dozimit hormonal direkt. Disponon testet kryesore alergjike (prick test për pneumo e trofoallergjene) dhe aparaturën për vlerësimin e funksionimit respirator bazë dhe pas sforcimit. Në fushën e gastroenterologjisë disponon diagnostikimin elementar të alergjive kryesore nga ushqimi, të vlerësimit makro dhe mikroskopik të feçes dhe në bashkëpunim me Shërbimin Endoskopik Digjestiv të instrumentave kryesor për vlerësimin endoskopik, e cila kryhet për fëmijë më të rritur.
Risia e Departamentit të Pediatrisë në Spitalit Salus është shërbimi i dedikuar për nënat e reja dhe femijët e porsalindur, duke filluar nga vaksinimi, këshillimi, trajtimi i sëmundjeve e deri në përkujdesjen psikologjike dhe emocionale për të vegjlit tuaj. Ambjente komode, standarte ndërkombëtare, teknologji e avancuar, si dhe staf i përkushtuar me ekperiencë shumë vjeçare i cili asiston çdo femije nga 0-14 vjec, qe ka nevojë për shtrim në spital, nga vizita e thjeshtë pediatrike e deri në ndërhyrjet kirurgjikale.Në aspektet kirurgjike të patologjive të moshës pediatrike ekziston mundësia e kryerjes të ekzaminimeve radiologjike dhe ekografike të aparatit urinar, gjenital, gastroenterologjik dhe patologjive keqformuese të organeve të brendshme të barkut (veçanërisht të rrugëve urinare).
Patologjitë që i përkasin pediatrisë:
- Rino-konjuktivit alergjik
- Pankreasi dhe rrugët biliare
- Dermatit atopik dhe me natyrë tjetër inflamatore apo infektive
- Shtat të shkurtër
- Mbipeshë ose obezitet
- Diabeti
- Patologjitë e sistemit ORL
- Infeksionet e traktit të sipërm dhe të poshtëm respirator
- Infeksionet e rrugëve urinare
- Alergjitë që përfishjnë traktin respirator dhe gastro-intestinal
Patologjitë pediatrike të trajtuara janë:
Në departamentin e Pediatrisë në Spitalin Salus ofrohet shërbimi i vaksinimit sipas kalendarit të imunizimit por edhe vaksina ekstra.Risia e këtij është shërbimi i dedikuar për nënat e reja dhe femijët e porsalindur, duke filluar nga vaksinimi, këshillimi, trajtimi i sëmundjeve e deri në përkujdesjen psikologjike dhe emocionale për të vegjlit tuaj.Ambjente komode, standarte ndërkombëtare, teknologji e avancuar, si dhe staf i përkushtuar me ekperiencë shumë vjeçare i cili asiston çdo femije nga 0-14 vjec, qe ka nevojë për shtrim në spital, nga vizita e thjeshtë pediatrike e deri në ndërhyrjet kirurgjikale.
- Rino-konjuktivit alergjik
- Astma
- Urtikaria akute
- Dermatit atopik
- Shtat të shkurtër
- Mbipeshë ose obezitet
- Puberteti i herët dhe i vonë
- Sëmundjet e gjëndrës tiroide
- Dhimbje barku periodike
- Kapsllëk
- Diarre
- Sëmundja e Celiakise
- Alergjia ushqimore
- Bajamet
- Adenoidet
- Polipet nazale te shkaktuara nga fibroza cistike
- Polipoze
- Otit
- Otomastoidite
- Humbje dëgjimi
- Drenazh transtimpanik
- Timpanoplastikë (TPL)
- Timpanomastoidoplastikë (TMPL)
- Osikuloplastika
- Fimozë
- Hernie inguinale
- Kriptorkidizëm
- Calculosa renale dhe e rrugëve urinare
- Strabizmi
- Katarakt kongjenital
- Stenozë e kanalit të lotit
- Keqformim i qepallave ptosis
- Transplantimim i kornes