Onkologji dhe Kemioterapi
Kemioterapia është metodë e trajtimit të kancerit me anë të medikamenteve që ka për qëllim:
- Të eleminojë qelizat kanceroze që qarkullojnë me anë të gjakut,
- Të mjekojë një kancer të avancuar,
- Të qetësojë simptomat e një kanceri të caktuar
- Të reduktojë madhesine e tumorit para nderhyrjes kirurgjikale,
Pjesë e departamentit të onkologjisë është edhe DR. Carmelo Pozzo, mjek onkolog italian me më shumë se 20 vite eksperiencë në trajtimin e pacientëve të prekur nga tumoret malinje dhe beninje në faza të ndryshme të sëmundjes!
Në Spitalin Salus mundësohet ndjekja e pacientit në këto hapa:
- Diagnostikimi imazherik dhe në laborator i masave tumorale
- Vizitat ambulatoriale
- Kirurgjia onkologjike dhe shtrimi në spital
- Ndjekja post-operatore
- Shërbimi i kemioterapisë adjuvante dhe neoadjuvante kur rekomandohet nga mjeku onkolog
- Shërbimi i kemioterapisë paliative
Në Spitalin Salus do të gjeni:
- Medikamente cilësore dhe të kontrolluara
- Aplikim rigoroz dhe i protokolluar i terapisë në transparencë te plotë
- Përgatitja e medikamenteve nën survejim mjekësor dhe kushte të standarteve perëndimore!