Okulistikë
Departamenti i Okulistikes në Salus i ofron pacientit një trajtim të plotë shendetësor, që përfshin diagnostikimin, trajtimin terapeutik dhe kirurgjikal, hospitalizimin si dhe ndjekjen post-operatore. Falë stafit mjekësor të specializuar të Okulistëve Italianë dhe Shqiptarë i cili prej vitesh merret me trajtimin e patologjive specifike të syrit, arrijmë të trajtojmë këto patologji si dhe të kryejmë kirurgjinë e specializuar okulistike. Spitali Salus disponon pajisje dhe aparatura të teknologjisë së fundit dhe avangardë për përcaktimin e saktë të diagnozës për patologji të fushës së okulistikës si dhe për kryerjen e ndërhyrjeve kirurgjikale specifike të okulistikës.
Shërbimet Kirurgjikale dhe Ambulatoriale:
- Katarakte (perdja e syrit)
- Patologji të retinës (shkolitje retine nga retinopatia diabetike proliferative, hemorragji të ndryshme intravitrale, degjeneracione periferike të retines që hasen te pacientet me miopi apo Edemë Makulare (injektohen solucione anti VEGF, kortizonik në dhomën e pasme të syrit-intravitreale, vitrektomi)
- Glaukoma (dëmtim i nervit optik nga tensioni i syrit - ndërhyrje për reduktimin e tensionit okular - trabekulektomi,implante valvulash për reduktimin e tensionit okular)
- Strabizmi (deviacioni/shtrembërim i syve)
- Degjeneracion macular, vrimë makulare që trajtohet me mikrokirurgji
Në Salus kryhet edhe Tomografia me koherencë optike – (OCT Scanner) një teknikë inovative e imazheve, e cila “merr” fotografi me rezolucion të lartë të strukturave të retinës, duke dhënë informacion mbi trashësinë, anatomine dhe marrëdhënien ndërmjet shtresave të ndryshme të retinës.
Tomografia me koherencë optike është një ekzaminim joinvaziv i syrit që shfrytezon nje gjatesi te caktuar te vales se drites për të skanuar retinën, duke e ndarë atë në seksione (ashtu si çdo tomografi ose skaner). Kompjuteri,më pas i perpunon imazhet në rezolucion të lartë.
Ekzaminimi lejon, në veçanti, të studiojë në detaje zonën makulare dhe papilën e nervit optik.
Skanimet kryhen përgjithësisht për të gjitha sëmundjet që prekin retinën, duke përfshirë degjenerimin makular senil (AMD), glaukoma, CRVO (bllokim i venës qëndrore të retines), CRAO (bllokim i arteries qëndrore të retines), retinopatia diabetike.