Neurokirurgji

Departamenti i Neurokirurgjisë është specialiteti mjekësor që merret me parandalimin, diagnostikimin, trajtimin kirurgjikal të çrregullimeve të cilat prekin çdo pjesë të sistemit nervor duke përfshirë trurin, palcën kurrizore, nervat periferik dhe sistemin cerebrovaskular. Mjekët neurokirurgë të spitalit Salus janë në gjendje t’i ofrojë pacientit një procedurë të plotë që nis me vizitën e thjeshtë diagnostikuese për trajtimin e mundshëm kirurgjikal e shkon deri në shtrimin pas operacionit. Ndërhyrjet kirurgjikale kryhen me teknika tradicionale apo mini-invazive, gjithnjë duke respektuar pacientin dhe kur është e mundur duke u dhënë përparësi teknikave dhe metodave që bëjnë të mundur një qëndrim të shkurtër në spital, një rikthim të shpejtë në jetën e mëparshme, me dhimbje më të pakta post-operatore. 

Spitali ynë zotëron pajisje dhe aparatura avangardë dhe zgjidhjet kirurgjikale ofrohen gjithmonë në bashkëpunim me departamentin e imazherisë, laboratorit dhe departamentet e tjera.  Të gjitha operacionet realizohen me teknologjinë më të fundit, me aparatura HD dhe me pamje filmike që regjistrohen. Gjatë operacioneve përdoren ‘’High energy surgical devices’’, të cilat shkurtojnë në maksimum kohën operatore. Gjithashtu përdoren struktura dhe vegla të prodhurara nga firma të njohura botërisht. 

 

Patologjitё qё i pёrkasin neurokirurgjisё:

Mjekët e departamentit: Neurokirurgji

Prof. Dr. Alberto Pasqualin

Dr.Gian Paolo Tassi

Për të rezervuar një konsultë me mjekët tanë plotësoni fushat e mëposhtme

Artikuj për departamentin: Neurokirurgji

Mbrojtja e trurit tuaj është prioritet

Kirurgjia kraniale në SALUS

Të SIGURT në SALUS

Përse shkaktohet Hernia Diskale

Shenjat dhe simptomat e skoliozës

Hernia Diskale