Mjekësi Interne

Departamenti i Mjekësisë Interne (të brendshme) në Salus, ofron shërbime vizitash dhe shtrimi për të gjitha ato sëmundje që nuk parashikojnë nevojën për një trajtim kirurgjikal, por që mund të trajtohen me terapi farmakologjike në shtëpinë e pacientit ose, për rastet më akute, me shtrim në spital. Tipari dallues i Mjekut Specialist në Mjekësinë Interne është aftësia e tij për të integruar njohuritë në fusha  të ndryshmet me qëllim që të nxjerrë nga historia familjare, fiziologjike dhe nga vizita e pacientit një diagnozë specifike.

Mjekësia e Përgjithshme merret me:

Mjekësia e Interne përfshin parandalimin dhe diagnostikimin e sëmundjeve për të gjithë organet dhe sistemet e “brendshme” si :

  • Aparati i frymëmarrjes: Pneumologji
  • Aparati kardiovaskular: Kardiologji
  • Aparati tretës: Gastroenterologji
  • Aparati urinar: Nefrologji
  • Gjaku dhe organet hemopojetike: Hematologji
  • Sistemi metabolik
  • Sistemi endokrin: Endokrinologji
  • Sëmundjet infektive: Infektivologji
  • Sëmundjet alergjike dhe imunologjike: Imunologji klinike, Alergologji
  • Sëmundje të aparatit muskulor-skeletor dhe të indit lidhës: Reumatologji
  • Sëmundje neurologjike 

 

Kontakti specialistik me Mjekësinë Interne është i domosdoshme për patologjitë më të rralla dhe organo-specifike. Shpesh pacienti paraqitet me një simptomë (shqetësim) që mund të varet nga sëmundje që prekin organe të ndryshme (për shembull “dispnea” apo “gulçimi” apo “mungesa e ajrit në frymëmarrje” mund të varet nga një sëmundje e zemrës, ose nga një sëmundje e mushkërive, apo edhe nga një sëmundje e gjakut). Për këtë arsye, në pjesën më të madhe të rasteve, pacienti me një simptomë sëmundjeje gjen një diagnozë dhe një terapi të përshtatshme pas një konsulte me Mjekun Specialist në Mjekësinë Interne. Nëse sëmundja e hasur do të rezultojë pas kryerje së ekzaminimeve të para, sepse i përket në mënyre të ngushtë një specialiteti mjeku Internist e orjenton pacientin te specialisti i duhur, duke evituar ekzaminime dhe vizita të tjera të tepërta. Nëse patologjia e hasur nuk do kishte nevojë për një tjetër vizitë specialisti, pacienti do të marrë këshilla dhe kura për shërimin e sëmundjes.

Specialisti i Mjekësisë Interne merret me vlerësimin e problemeve të pacientit në tërësinë e tij, fizike dhe psikike. Interpreton shenja dhe simptoma që vijnë nga gjithë organet dhe aparatet për të vendosur më pas, nëse është e nevojshme, thellimin e kërkimeve me ekzaminime instrumentale të orjentuara drejt problemit apo nëse duhet kërkuar mendimi klinik i specialistit të fushës që, në rastin specifik, është më i informuar mbi problemin.

Është mjeku i përgatitur në mënyrë të posaçme për të ngritur dyshimin e parë diagnostik dhe për të vendosur nje terapi të përbërë nga disa barna për sëmundje të ndryshme. Mjeksia Interne mbështetet në instrumenta terapeutikë “jo kirurgjikale”, duke përdorur, kryesisht, këshilla mbi sjelljen dhe terapi farmakologjike (barna). Në një pjesë të madhe të rasteve patologjitë që i takojnë kësaj fushe janë me natyrë “kronike” (për shembull: hipertension arterial, diabet, insuficencë kardiake, dislipidemi (çrregullim/rritje e yndyrnave) artrit reumatoid, osteoporozë) dhe pacienti që preket prej tyre ka nevojë të ndiqet dhe vizitohet kohë pas kohe për gjithë jetën.

Për këtë arsye mjeku Internist kthehet në mjekun e besuar të pacientit, qoftë për faktin se ia njeh gjithë historinë personale dhe atë të shëndetit, ashtu dhe sepse di të trajtojë dhe zgjidhë rast pas rasti sëmundje të tjera që shfaqen gjatë jetës së tij. 

Mjekët e departamentit: Mjekësi Interne

Prof.Dr. Domenico Ferro

Dr.Eneida Bozaxhiu

Dr. Juarda Gjonbrataj

Dr. Emiriada Proko

Dr. Denisa Gjoka

Për të rezervuar një konsultë me mjekët tanë plotësoni fushat e mëposhtme

Artikuj për departamentin: Mjekësi Interne

Mjekësia Interne në Salus

Dr. Eneida Bozaxhiu , Mjeke Interniste

Si të dallojmë Gripin Stinor nga Covid-19?

Të SIGURT në SALUS

Sindromi Metabolik

A e dini se ?