Shërbimi i Kirurgjisë vaskulare në spitalin Italo-Shqiptar Salus mundëson diagnostikimin dhe trajtimin e shumë sëmundjeve që prekin enët e gjakut, qofshin keto të sistemit arterial apo edhe të atij venoz. Në këtë shërbim ofrojmë diagnostikimin në kushte ambulatoriale me anë të ekzaminimit eko-Doppler si edhe me ekzaminime te tjera radiologjike për të gjitha llojet e patologjive.
Stafi i mjekëve italianë kirurgë vaskular me eksperiencë ofron të gjitha llojet e trajtimeve, duke filluar nga ato me metoda medikamentoze, proçedura mini-invazive dhe ndërhyrje kirurgjikale.
Dr. Gastone Bergamaschi është mjek kirurg ekspert ne kirurgjinë vaskulare dhe pret në Spitalin Salus pacientet per vizita dhe nderhyrje për:
- Sëmundje cerebrovaskulare siç është stenoza e arteries karotide
- Patologji ishemike akute ose kronike e gjymtyrëve të sipërme.
- Qasje për hemodializë (fistulat altero venoze).
- Arteriopati akute ose kronike e gjymtyrëve të poshtme; arteriopatia diabetike.
- Patologji aneurizmatike e aortës abdominale ose iliace; patologjia aneurizmatike e arterieve viscerale.
- Arteriopatia e venave varikoze
- Insuficenca venoze sipërfaqësore
- Patologji akute ose kronike e qarkullimit venoz të thellë periferik dhe iliac-kaval

Mjekët e departamentit: Kirurgjia Vaskulare

Dr. Gastone Bergamaschi

Artikuj për departamentin: Kirurgjia Vaskulare

Kirurgjia e Arteries Karotide

Kirurgjia e Arteries Karotide në Spitalin Salus

Venat Varikoze