Kirurgji e përgjithshme

Departamenti i Kirurgjisë së Përgjithshme është një strukturë në gjendje t’i ofrojë pacientit një procedurë të plotë që nis me vizitën e thjeshtë diagnostikuese për trajtimin e mundshëm kirurgjikal e shkon deri në shtrimin pas operacionit. Ndërhyrjet kirurgjikale kryhen me teknika tradicionale apo mini-invazive, gjithnjë duke respektuar pacientin dhe kur është e mundur duke u dhënë përparësi teknikave dhe metodave që bëjnë të mundur një qëndrim të shkurtër në spital, një rikthim të shpejtë në jetën e mëparshme, një rezultat më të mirë estetik dhe dhimbje më të pakta post-operatore. Struktura ka pajisje dhe aparatura avangardë për kirurgjinë laparoskopike dhe zgjidhjet kirurgjikale ofrohen gjithmonë në bashkëpunim edhe me departamentin e imazherisë, departamentin e gastro-hepatologjisë, atë të onkologjisë dhe laboratorit.
Të gjitha operacionet laparoskopike realizohen me teknologjinë më të fundit, me aparatura HD dhe me pamje filmike që gjithmonë regjistrohen. Si në operacionet klasike tradicionale ashtu edhe në ato laparoskopike, përdoren aparatura të ndryshme të cilat shkurtojnë kohën operatore dhe rreziqet nga operacioni. Gjithashtu përdoren struktura dhe paisje avangardë të prodhurara nga firma të njohura.  Po të njejtën mënyrë merren dhe materialet qepëse, veglat dhe materialet protezike.

Patologjitё qё i pёrkasin kirurgjisё:

Llojet e kirurgjive:

• Tumor malinj i ezofagut
• Tumor malinj i kardiasit dhe i stomakut
• Tumor malinj i zorrës së hollë, i zorrës së trashë dhe i rektusit
• Tumor malinj i mëlçisë
• Tumor malinj i pankreasit
• Tumor malinj i gjirit (me aplikacion të mundshëm proteze)

Ndër metodat e përdorura, sidomos për tumoret e zorrës së trashë, një vend të rëndësishëm zënë terapitë laparoskopike. Kirurgjia laparoskopike është një variant i kirurgjisë klasike, pra kirurgjisë së hapur. Ajo konsiston në kryerjen e disa prerjeve ose incizioneve të vogla dhe më pas me mbushjen me gaz, me dioksid karboni të barkut dhe me anë të instrumentave të veçantë realizohet procedura kirurgjikale.

Departamenti i Kirurgjisë së Përgjithshme bashkëpunon me Departamentin e Onkologjisë për kimioterapinë paraprake dhe/ose pas ndërhyrjes kirurgjikale për patologji tumorale duke përdorur protokollet terapeutike ndërkombëtare më të përparuara dhe nën mbikëqyrjen e onkologëve italianë.

Në kancerin e kolonit dhe të rektumit, suksesi i kirurgjisë është një nga faktorët që përcakton jatëgjatësinë dhe mundësinë e pacientit për të shpëtuar nga sëmundja. Të gjitha rastet e kancerit të rektumit diskutohen nga një staf multidisiplinar, dhe pacientët me kancer të avancuar i nënshtrohen paraprakisht kemio ose radio terapisë neoadjuvante, dhe më pas kirurgjisë gold standart. Ekipi ynë ka një eksperiencë shumë të larmishme në kirurgjinë e kolonit dhe të rektumit, gjithashtu aplikohen rastet e mirë-egzaminuara me kirurgjinë laparoskopike të rasteve të kancerit të kolonit dhe të rektumit.

Kirurgjia zë një vend kryesor në trajtimin e kancerit të stomakut. Në spitalin tonë, për menaxhimin e kancerit të stomakut zbatohen të gjitha protokollet e vendeve perëndimore. Për çdo pacient para operacionit bëhet një staging radiologjik, dhe nëse kanceri është i avancuar bëhet kemioterapi neoadjuvante dhe më pas kirurgjia. Stafi ynë është i përkushtuar të bëjë atë që në kirurgjinë e kancerit të stomakut është gjëja më e rëndësishme, radikalitetin ose kirurgjinë onkologjike duke bërë atë që quhet limfadenektomi.

• Kolecistektomi
• Apendicektomi
• Limfadenektomia
• Patologji infiamatore dhe degjenerative të aparatit tretës (ezofag, stomak, zorrë e hollë)
• Patologji beninje hepato-pankreatike (pankreatite, tumore beninje të mëlçisë, etj.)
• Patologji të gjëndrave mbiveshkore
Ndër metodat e përdorura, sidomos për gurët e tëmthit, një vend të rëndësishëm zënë teknikat laparoskopike

Ndër patologjitë më të shpeshta janë patologjitë e sistemit biliar. Pra të fshikëzës së tëmthit dhe të rrugëve biliare. Në spitalin tonë të gjitha kolecistektomitë bëhen me metodën laparoskopike mini-invazive. Gjithashtu përveç rasteve kur në tëmth por edhe kanë gurë në rrugët e tëmthit, në spitalin tonë kryhet një procedurë që është e vazhdueshme pra, lirimi i gurëve të tëmthit me anë të një procedure endoskopike e cila quhet ERCP dhe pastaj kolecistektomia laparoskopike për të zgjidhur përfundimisht problemin.

• Hernie e paretit abdominal
• Laparocel
Kirurgjia e hernies inguinale dhe krurale është kryesisht kirurgji “Day Surgery”

• Heqje e pjesshme apo subtotale e tiroides (hemitiroidektomi )
• Heqje plotë apo totale e tiroides (tiroidektomi totale)

Kirurgjia e tiroides për patologji të tiroides kryhet me sukses në spitalin tonë. Kanceri i tiroides dhe sëmundjet beninje të tiroides ku përfshihen struma-multimodulare, sipas indikacionit të endokrinologut i cili është stabël në strukturën tonë. Komplikacionet më të frikshme të tiroides janë humbja e zërit, hemorragjia dhe nevoja për të marrë kalcium në mënyrë të përhershme si pasojë e dëmtimit të paratiroideve. Para se të zgjidhni një vend ku të kryeni operacionin, drejtohuni pranë spitalit Salus.

• Varice të gjymtyrëve të poshtme (safenektomi)

• Ndërhyrje kirurgjikale me anestezi lokale për heqje të: lipomave, cisteve sebace apo dhjamore, hidradeniteve, biopsi linfonodale sipërfaqësore.
• Heqje e noduseve të gjirit

• Kirurgjia e Ezofagut
• Striktura dhe stenoza të Ezofagut
Trajtojmë gjithashtu sëmundjet e ezofagut, ose tubit të ushqimit të cilat ndahen në 2 grupe, sëmundjet malinje dhe sëmundjet beninje. Kanceri i ezofagut trajtohet kirurgjikalisht në spitalin tonë, me anë të dy metodave, të cila janë ose trans-hyatal (metoda Orringer) ose torakotomi (Ivor-Lewis). 

Operojmë gjithashtu strikturat dhe stinozat beninje të ezofagut. Trajtimi i strikturave ezofageale ose ngushtimi i plotë/i pjesshëm i tubit të ushqimit për shkak të pirjes gabimisht ose me qëllim të substancave korrozive është mjaft i vështirë. 

Mjekët e departamentit: Kirurgji e përgjithshme

Prof. Dr. Costantino Zingaretti

Dr. Fabjan Mustafaj

Dr. Dritan Reovica

Për të rezervuar një konsultë me mjekët tanë plotësoni fushat e mëposhtme

Artikuj për departamentin: Kirurgji e përgjithshme

Promocione muaji Mars

Kolecistektomia me laparoskopi

Cilat janë simptomat e kancerit të stomakut dhe metodat e trajtimit?

Prof. Dr. Costantino Zingaretti

Probleme me tiroiden?

Kirurgjia e kancerit të kolonit(zorrës së trashë)