Kardiologji

Departamenti i Kardiologjisë në Salus, është drejtuar drejt trajtimit jo-invaziv të patologjive kardiovaskulare. Ky shërbim ndihmon në ndjekjen e pacientëve me probleme kardiovaskulare sipas protokolleve standarte bashkekohore për secilën patologji.

Disa nga ekzaminimet e ofruara janë:

Specifikat e këtyre ekzaminimeve :

Elektrokardiograma (EKG) ёshtё ekzaminimi mё i thjeshtё dhe mё i shpeshtë instrumental, kardiologjik qё konsiston nё zbulimin dhe transkriptimin e grafikut qё formohet nga impulset elektrike tё emetuara nga zemra. Valёt e regjistruara mbi letër apo tё vizualizuara nё monitor, i korrespondojnё momenteve tё ndryshme tё aktivitetit kardiak (pra, tё kontraktimit dhe tё relaksimit tё muskulaturёs sё zemrës).

EKG ёshtё njё ekzaminim qё ofron njё sёrë informacionesh pёr sa i pёrket shёndetit tё zemrës,  nёpёrmjet njё EKG-je mund të vlerësohet frekuenca kardiake dhe lloji i ritmit, prezenca e çrregullimeve të përcimit ,  shenja të sëmundjes ishemike dhe infarkteve të miokardit, çrregullime elektrolitike etj. Përdorimi i kёtij ekzaminimi tё thjeshtë, na drejton për depistime të tjera kardiake.

Ekokardiografia ёshtё njё metodё diagnostikuese imazherike qё lejon vlerësimin e anatomisë së zemrës dhe qё na jep informacione tё rёndёsishme mbi funksionin e zemrës. Ekokardiograma transtorakal realizohet duke përftuar imazhe  nga energjia e një fashe ultratingujsh. Kёta emetohen nёpёrmjet njё sonde e cila mbёshtetet mbi toraks dhe drejtohet nga mjeku. Valët reflektuese rikapen nga vetё sonda dhe dёrgohen tek ekografi qё pёrpunon sinjalin dhe i shfaq nё monitor. Evidentohen nё kёtё mёnyrё strukturat e ndryshme kardiake (ventrikujt, atriumet, valvulat, etj) dhe lёvizja e tyre gjatё aktivitetit kardiak. Gjithashtu ёshtё e mundur tё studiohet fluksi i gjakut  dhe kalimi i tij nёpёrmjet valvulave me ekokardiografi dopler dhe kolor-dopler, po ashtu është e mundur të vlerësohet perfuzioni i miokardit me anë të dopplerit indor (Tissue Doppler).

Ёshtё njё ekzaminim i pa dёmshёm, qё zgjat deri në 30 min në varesi te rastit. Pacienti gjatё ekzaminimt ёshtё i vendosur nё pozicion gjysmë i ulur, nё anёn e majtё me krahun e majtё tё ngritur. Njё pjesë e madhe e patologjive kardiake evidentohen nё ekokardiografi, sidomos patologjitё valvulave, kardiomiopatitё e etiologjive tё ndryshme dhe kardiopatitë ishemike. I pazёvёndёsueshёm ёshtё kontributi diagnostikues qё mund tё pёrfitohet nё kardiopatitë kongjenitale si tek fёmijёt ashtu edhe tek tё rriturit. Mund tё japë gjithashtu indikime të qarta pёr trajtimin e pacientit dhe tё propozojë ekzaminime tё mё tejshme diagnostikuese.

Kjo metodё ka disa kufij (pёrfitimin e imazheve jo optimale) tek pёrsonat obezë apo tek pacientёt me sёmundje pulmonare obstruktive kronike,  emfizemё etj

Me elektrokardiogramё gjatё sforcimit kuptojmё regjistrimin e njё elektrokardiograme gjatё zhvillimit tё njё aktiviteti fizik. Normalisht kryhet mbi njё tapet levizes. Sforcimi ose ngarkesa e proves rritet ngadalё nëpërmjet shtimit konstant të ritmit të punës. Gjatё ekzaminimit, aktiviteti kardiak mbahet nёn kontroll tё pa ndёrprerё nёpёrmjet monitorit me elektrokardigram. Gjithashtu gjatё punёs monitorohet edhe presioni arterial.

Gjatё ekzaminimit vёmendje e veçantё i kushtohet edhe simptomave qё mund tё shfaqë pacienti dhe lidhjes së tyre me ndryshimet e mundshëm të elektrokardiogramёs. Ky ekzaminim zgjat 30-45 min, dhe praktikohet nё sherbimin ambulator të cilët janë të pajisur pёr tё pёrballuar komplikacione të papritura qё mund të shfaqen gjatё sforcimit.

Ekzaminimi mund tё ndёrpritet nё çdo moment nga mjeku (ekzistojnё kritere klinike dhe pajisje arresti tё standardizuara) por edhe nga vetё pacienti, në varesi te gjendjes se pacientit.

Nё krahasim me EKG-nё normale bazё, kjo metodё ofron mё tepёr informacion pasi e detyron zemrën tё rrisë aktivitetin e punёs dhe lejon nё kёtё mёnyrё evidentimin e patologjive qё shfaqen ne nje gjendje sforcimi.

Sёmundjet e zemrës qё diagnostikohen nga ky ekzaminim janё kardiopatia ishemike, nё mёnyrё tё veçantё angina pektoris dhe studion aftёsitë funksionale tё sistemit kardiovaskular sidomos tek pacientë me infarkt tё miokardit pas episodit akut.

Holteri i ritmit 24 h dhe 48 h  është një ekzaminim që konsiston në monitorimin e ritmit të zemrës gjatë të gjithë 24 orëve të ditës ose deri në 48 orë, për të evidentuar çrregullime të ritmit, çrregullime të përcimit apo pauza të ritmit të zemrës, të cilat nuk mund të regjistrohen në elektrokardiogramen (EKG) e qetësisë.

Holteri i presionit është nje ekzaminim që monitoron presionin arterial për 24 orë, dhe shërben për të konstatuar luhatjet e tensionit arterial. Ky ekzaminim na shërben për të depistuar vlera të larta ose të ulëta të tensionit arterial të cilat nuk mund të maten në matjet rastësore apo ambulatore të vetë pacientëve.

Mjekët e departamentit: Kardiologji

Dr. Eduart Shota

Dr. Lidra Gjyli

Dr.Loreta Bica

Dr. Bruna Sukaj

Për të rezervuar një konsultë me mjekët tanë plotësoni fushat e mëposhtme

Artikuj për departamentin: Kardiologji

CHECK UP Kardiologjik

Kujdesuni për shëndetin e zemrës suaj

Zemra rreh për ty, vendos atë prioritet

Paketat e Hipertensionit

Kur ka qenë hera e fundit që e ke kontrolluar zemrën tënde?

Check up Kardiologjik në Salus