Kardiokirurgjia & Hemodinamika
Shërbimi i Kardiokirurgjisë dhe Hemodinamikës në spitalin Salus mundëson diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve vaskulare, kardiake dhe periferike.Në këtë shërbim ofrojmë diagnostikimin në kushte ambulatoriale me anë të ekzaminimit të plotë kardiak ( EKG, Eko kadriake, prove ushtrimore dhe analizat bazë) dhe periferik (Ekodoppler dhe Angio CT e vazave).
Shërbimet ofrohen sipas standarteve Europiane dhe një ekip i kualifikuar mjekesor dhe infermieror turk dhe italian.
Procedura e Angioplastikes përfshin vendosjen e stentave të medikuar koronar dhe vaskular periferik e cili është një ndërhyrje miniinvazive, e sigurt dhe me kohë rikuperimi të shpejtë për pacientin duke mundësuar nje cilesi jetese më të lartë.
Ekipi i mjekeve është i specializuar në trajtimin e të gjitha sëmundjeve kardiovaskulare, me fokus primar në kardiologjinë intervenuese, kryesisht në hapjen e bllokimit botal kronik të arterieve koronare dhe arterieve periferike me metoda intervenuese JOKIRURGJIKALE dhe trajtimin 𝐞 sëmundjeve të mëposhtme :
- Bllokimin e arteive koronare (Koronarografi)
- Bllokimi total kronik në të gjitha arteriet koronare dhe arteriet periferike
- Trajtimi prekutan i stenozës së valvulës mitrale dhe të aortës
- Implantimi transkateterik i valvulës së aortës (TAVI)
- Koarktacioni i Aortës
- Bllokim i aortës abdonimale, i arteries intestinale (Mezenterike), i arteries karotide, i arteries subklavia, i arteries renale, i arteries së krahut dhe të këmbës
- Trajtimi i plagës në këmbë
- Trajtimi i Aneurizmave arteriale me balon
- Implantimi Pace Maker
- Bllokimi i arteries penile (Disfunksion erektil)