Gastroenterologji
Departamenti i Gastroenterologjisë në Salus, merret me diagnostikimin dhe kurimin e patologjive të aparatit tretës, nën aspektet e shumta të studimit, parandalimit, asistencës, kurimit dhe riaftësimit. Ky department përbëhet nga specialistë të nivelit të lartë, teknologji e avancuar për endoskopinë diagnostikuese dhe terapeutike. Në Salus, ekzaminimet kryhen me anestezi parciale ose totale. Egzaminimet bioptike kryhen në bashkëpunim me laboratorët hispatologjikë Italianë të specializuar.
Llojet e procedurave dhe trajtimeve të ndjekura:
- Ezofagiti dhe hernia hiatale
- Trajtime me dilatacion, pozicionim proteze
- Trajtime endoskopike të stenozave (ngushtimeve) tumorale ose beninje cikatriziale
- Mukozektomi në ezofagun Berrett (heqje endoskopike e lezioneve pretumorale në ezofag).
- Ligaturë ‘’band ligating’’ dhe skleroterapi e variçeve të ezofagut dhe fundike, për të evituar hemorragji masive në vena, që formohen në ezofag në cirrozën hepatike.
- Heqja e trupave të huaj
- Diagnostikimi dhe trajtim i gastritit, patologjive ulçeroze të lidhura apo jo me Heliobacter Pylorin.
- Diagnostikimi dhe trajtim tumoreve të pa operueshme me proteza apo teknika sklerotizuese.
- BIB: Tullumbac intragastrik për trajtimin e obezitetit.
- PEG: Gastrostomia perkutane, një tub i vogël i vendosur me endoskopi, ndërmjet murit abdominal dhe stomakut për të mundësuar ushqimin arti ficial në pacientët me problem gëlltitjeje, sidomos me bazë neurologjike.
- Sklerotizimi i variçeve kardiofundike të stomakut.
- Kolonoskopi diagnostikuese
- Kolonoskopi me heqje endoskopike të polipeve dhe tumoreve në stadin fillestar
- Menaxhim i sëmundjeve inflamatore kronike intestinale (Koliti Ulçeroz dhe Morbus Crohn) diagnostikim, ndjekje dhe trajtim i sëmundjes së celiakisë.
- Terapi endoskopike të stenozave tumorale ose post-kirurgjikale, me zgjerim me ballon dhe vendosje protezash plastike e metalike.
- ERCP: Kolangiopankreatografia endoskopike, teknikë shumë e përhapur në botë, akoma pak e njohur në Shqipëri. ERCP eviton kirurgjitë madhore në rrugët biliare, duke trajtuar gurët në koledok/rrugë biliare dhe duktuset pankreatik. Gjithashtu, kuron komplikacionet e sëmundjeve të pankreasit dhe redukton efektet anësore të tumoreve të pa operueshëm të rrugëve biliare e pankreasit (paliacion) duke përmirësuar cilësinë e jetës.
- Hepatite virale ose jo-virale
- Trajtimin e komplikacioneve të cirrozave, si hemorragjia nga variçet
- Diagnostikim virologjik dhe ndjekje e ngarkesës virale në laboratorin “SYNLAB” Itali
- Trajtim i hemorragjive digjestive të traktit të sipërm e të poshtëm
- Trajtim i komplikacioneve nga gëlltitja e kaustikëve
- Heqje e trupave të huaj
- Trajtim i hemorragjisë digjestive të traktit të sipërm e të poshtëm
- Trajtim i komplikacioneve nga gëlltitja e kaustikëve
Artikuj për departamentin: Gastroenterologji
- Departamenti: Gastroenterologji