Alergologji
Departamenti i Alergologjisë në Salus, ofron shërbime për diagnostikimin dhe trajtimin e të gjitha sëmundjeve alergjike si ato të rrugëve të frymëmarrjes po ashtu edhe të lëkurës. Për diagnostikim kryhen konsulta me mjekun alergolog dhe ekzaminime të ndryshme më lekurë dhe në gjak. Tajtimet përfshijn, ato medikamentoze dhe Imunoterapin Alergen Specifike (vaksinimi ndaj alergjisë)
Sëmundjet alergjike kanë në bazë reagimin e sistemit imunitar kundër substancave të cilat konsiderohen të huaja dhe të rrezikshme. Këto substancat të quajtura alergene përfshijnë disa mikroorganizma që jetojnë në ambientin e shtëpisë (akarienet), polenët, epiteli i kafsheve. Alergene konsiderohen edhe ushqime të caktuara apo medikamente ndaj të cilave sistemi imunitar reagon në menyrë të tepruar dhe shkakton reaksione të ndryshme në rrugët e frymëmarrjes apo në lëkurë.
Ekzaminime in vivo, që kryhen në lëkuren e pacientit:
- Prick test aeroalergene (testi i alergjisë në lekurën e parakrahut me alergene ajrore)
- Prick test trofoalergene (testi i alergjisë në lekurë e parakrahut me alergene ushqimore)
- Prick test ndaj pickimit të insekteve (testi i alergjisë me helmin e insekteve si bleta, grerëza etj)
- Patch test (testi në lëkurën e shpinës me alergenet e kontaktit)
- Prick by Prick (testi i alergjisë në lekurën e parakrahut me ushqime native)
- IDR (intradermal test) me serum autolog (testi me plazmen e gjakut)
- Prick test, IDR dhe provokim oral me medikamente (antibiotike, antiinflamatore dhe anestetike)
- Testi fizik ndaj të nxehtës dhe të ftohtes
- Testi i efortit fizik
Ekzaminime in vivo, që kryhen në lëkuren e pacientit:
- IgE totale
- IgE specifike per alergenet ajrore
- IgE specifike per alergenet ushqimore
- IgE specifike per medikamentet
- IgE specifike per helmin e insekteve si bleta dhe grereza
- Niveli i triptazes në serum etj.
Spirometria (prova e funksionit respirator) e cila percakton se sa të prekura (ngushtuara) janë rrugët e frymëmarrjes si rezultat i faktorëve të ndryshëm.
Patologjitë më të shpeshta alergjike janë:
Është sëmundje inflamatore kronike e rrugëve të poshtme të frymëmarrjes që shoqërohet me vështiresi në frymëmarrje, kollë, fishkëllima dhe shtrëngim në gjoks, të cilat shtohen kur pacienti është në kontakt me alergenin shkaktar të situatës.)
Rrufa alergjike, sëmundje inflamatore e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes që shoqërohet me bllokim hundësh, rrjedhje të hundëve, teshtima njëra pas tjetrës dhe kruarje hunde. Riniti mund të jetë sezonal në rastet kur pacienti është i/e ndjeshëm ndaj poleneve gjithëvjetor, kur është i ndjeshëm ndaj akarieneve, mykrave, epitelit të kafshëve etj. Në rastin e rinitit alergjik sezonal simptomat janë të pranishme gjatë stinës së pranverës, verës dhe në disa raste deri në fillim të vjeshtës, ndërsa në rastin e rinitit gjithëvjetor ato janë të pranishme gjatë gjithë vitit
Konjuktiviti alergjik është po ashtu inflamacion, por i konjuktives së syrit (cipa që vesh syrin dhe pjesën e brendshme të kapakëve), në varësi të alergenit shkaktar që është i pranishëm në sezonin e pranverës apo gjithë vitin përgjithësisht duke shoqeruar Rinitin. Simptomat e konjuktivitit janë lotim, skuqje dhe kruarje të syve.
Është një patologji që ka si shkak alergenet ajrore dhe ushqimore dhe prek me shpesh fëmijet, shoqërohet me lekurë të thatë, të skuqur, të irrituar dhe që kruhet.
Është një reaksion që ndodh nga kontakti i lëkurës me materiale të ndryshme si psh metalet, bojërat e flokëve, përbëresit e parfumeve, substancat adezive, manikyret, medikamentet me përdorim lokal, dorezat e gomës, sapuni, detergjentët, zbutësit e rrobave dhe shampot. Ky reaksion shfaqet me ndjesi djegieje dhe kruarje të lëkurës, gjithashtu edhe skuqje e deri në fluska mbi lëkurë.
Shfaqet me njolla të kuqe në lekurë që shkaktojnë kruarje dhe në të shumten e rasteve janë të përhapura në gjithë trupin. Në varesi të kohëzgjatjes Urtikaria konsiderohet akute nëse njollat janë të pranishme më pak se 6 javë dhe kronike nëse ato janë të pranishme në lekurë më shumë se 6 javë. Shkaqet e Urtikaries akute mund të jenë nga më të ndryshmet duke filluar nga një infeksion, gjëndje virale, kontakti me një substancë apo alergen, pickimi nga njëinsekt apo nje lloj medikamenti etj.Për sa i përket Urtikaries kronike mund të jenë nxehtesia, eforti, faktorët emocionale, hipertiroidizmi, dhe në shumicën e rasteve shkaku është i panjohur.Gjithashtu Urtikaria shoqërohet edhe me enjtje të fytyrës apo të trupit.
Është enjtje e dukshme e nënlëurës që lokalizohet në pjesë të ndryshme të trupit e cila peërveç lëkurës dhe mukozave, prek edhe organet si laringu apo intestini. Angioedema mund të jetë e trasheguar ose e fituar gjatë jetës.
Prek më shumë fëmijët dhe është rezultat i konsumit të një ushqimi të caktuar, të cilin sistemi imunitar e sheh si një agjent të rrezikshëm dhe reagon duke shfaqur simptoma të ndryshme në lëkurë (urtikarie, angioedema apo dermatit alergjik), në traktin tretës (të vjella, dhimbje stomaku dhe diarre), në rrugët e frymëmarrjes (rinit, astma) dhe deri në shok anafilaktik. Alergjite ushqimore janë të përhapura në të gjitha grup-moshat.
Ashtu si ushqimet apo alergenet ajrorë, në disa raste medikamentet konsiderohen nga sistemi imunitar si të dëmshem për organizmin i cili reagon me shfaqjen e njollave të kuqe në lekurë apo urtikarie, shkakton të kruara, enjtje, vështirësi në frymëmarrje e deri në shok anafilaktik që është kërcenues për jetën.
Nëse pacienti është alergjik ndaj helmit të tyre pas pickimit, reaksioni mund të jetë nga lokal me enjtje në zonën e pickimit deri në sistemin urtikarie, vështirësi në frymëmarrje dhe gëlltitje e deri në shok anafilaktik.
Konsiderohet reaksion i rrezikshëm për jetën, i cili shoqërohet me urtikarie dhe angioedema, dhimbje barku, të vjella, diarre, bllokim të rrugeve të frymëmarrjes, rënie tensioni, aritmi, këputje trupore, humbje ndjenjash etj. Shkaqet më të shpeshta janë konsumi i një ushqimi, marja e një medikamenti, helmi i pickimit të insekteve etj, sidomis kur pacienti ka alergji prej tyre.
Edukimit të pacientit rreth evitimit të agjentit shkaktar të simptomave alergjike
Trajtimi medikamentoz për patologjite përkatëse, edukimi i pacientit për përdorimin e tyre
Trajtimi me Imunoterapi Alergen Specifike (vaksinimi ndaj alergjisë), për paciente me simptoma alergjike dhe me rezultat pozitiv ndaj alergeneve të testuar në ekzaminime laboratorike dhe ato në lekurë. Ky trajtim kryhet me injeksione apo më pika nën gjuhë dhe bën ndryshimin e sistemit imunitar, e bën atë të pandjeshem ndaj këtyre alergeneve, gjithashtu parandalon përkeqesimin e sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes si psh Asthmen Bronkiale
Një tjetër trajtim është ai desensibilizues ndaj pickimit të Hymenoptereve (bletës dhe grerëzës) i cili eviton reaksionet jetb kercenuese për pacientin.