Sëmundja e Morbus Crohn është një prej sëmundjeve inflamatore të zorrës krahas kolitit ulçeroz (i cili është më i shpeshtë). Kjo sëmundje haset më rrallë në Shqipëri sesa koliti ulçeroz.
❗️Sëmundja Morbus Crohn, prek çdo pjesë të traktit gastrointestinal, nga goja e deri tek anusi, të gjithë murin e traktit tretës duke filluar nga mukoza e deri në cipën mbështjellëse të jashtme.
Shenjat e kësaj sëmundjeje janë:
✅Dhimbje abdominale me lokalizim kryesor, në fosën iliake të djathtë (vend-lokalizimi i dhimbjes në apendicitin akut)
✅Diarreja (e cila mund të jetë edhe me gjak, në fazat e rënduara të sëmundjes)
✅Ethe
✅Humbje në peshë
✅Subokluzioni intestinal (ngatërrimi i zorrëve nga strikturat e zorrës)
Diagnostimi, shpeshherë bëhet i vonuar deri në 10 vite pas shfaqjes së shenjave të para në ndryshim nga koliti ulçeroz.
Ka edhe shenja jashtë zorrës si:
Uvellitis (prekja e syrit)
Spondiliti ankilozont (shfaqje reumatizmale)
Pyoderma gangrenosum, erytherma (prekje të lëkurës) etj.
Kjo sëmundje futet në grupin e sëmundjeve autoimune, me një përgjigje të tepruar të organizmit ndaj qelitave të traktit tretës, e nxitur edhe nga faktorë të jashtëm si infeksionet bakteriale, virale etj.
❗️Morbus Crohn është sëmundje kronike e pashërueshme por ka trajtime për të lehtësuar ecurinë dhe komplakacionet e saj.
✅Si terapi përdoren edhe kortizonikët për të dominuar sëmundjen por nuk arrijnë të parandalojnë rishfaqjen.
✅Për parandalimin e rishfaqjes përdoren imunosupresorët si: metotrexati, azotioprina dhe ditët e sotme për format e mesme/të rënda, përdoren terapitë më të reja biologjike me agjentë si:
Adolimumab, Vedolizumap, ustekinumab.
✅Kolonoskopia është egazaminimi kryesor i diagnozës dhe ndjekjes së sëmundjes!