Sëmundja e gurëve të temthit

Sëmundja e gureve te temthit (kalkuloza e kolecistes) ndodh kur depozita te acideve yndyrore ose mineraleve formohen në fshikëzen e tëmthit (koleciste).

Përafërsisht 15% e popullsisë së rritur mendohet të kenë kete sëmundje, dhe shumica e tyre nuk përjetojnë simptoma. Për një pjesë të vogël të njerëzve me sëmundje të gurëve të tëmthit, gurët irritojnë fshikëzen e tëmthit ose bllokojnë një pjesë të sistemit biliar, dhe kjo mund të shkaktojë simptoma të tilla si dhimbje, infeksion dhe inflamacion. 

KUJDES! Nëse këto simptoma mbeten të patrajtuara, gurët e tëmthit mund të shkaktojnë probleme më serioze dhe në disa raste gjendje të rrezikshme për jetën si kolecistiti, kolangitis, pankreatit dhe verdhëza (ikteri mekanik)

Shpërndaje:

Abonohu

Për të marr me email artikuj të ngjashëm